Nga Kamza te Kamza, Atanda ka “humbur” te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 20:45

Nga Kamza te Kamza, Atanda ka “humbur” te Partizani

Sodiq Atanda ishte një nga titullarët e padiskutueshëm te Partizani, por prej javësh mbrojtësi nigerian është “tretur”, pasi nuk po shikohet në fushën e lojës. Për herë të fundit, ai ka qenë titullar në ndeshjen përmbyllëse të fazës së dytë me Kamzën, ku të kuqtë fituan 2-1 në “Selman Stërmasi”.

Atanda konference 3

Mesa duket, ajo që e vulosi “saldimin” e nigerianit në stol ishte paraqitja e tij në ndeshjen e fazës së tretë me Kukësin, ku mbrojtësi hyri si zëvendësues në fushën e lojës, kur ekipi ishte me 10 vetë dhe në barazim 1-1. Dy gabimet e Atandës bënë që Kukë- si të merrte një fitore me përmbysje, 3-1, ndaj të kuqve në kryeqytet.

Atanda

Gjatë merkatos së dimrit, të kuqtë afruan dy qendërmbrojtës, Egzon Belica dhe Renato Gojkoviç, të cilët janë kthyer në titullarë të padiskutueshëm te Partizani. Në të njëjtën ndeshje me Atandën ndaj Kukësit, gaboi edhe Gojkoviç te goli i barazimit. Boshnjaku gaboi edhe te ndeshja pasardhëse në Korçë, ku me autogolin e tij mundi Partizanin.

Gjithsesi, stafi besoi te Gojkoviç, i cili në vijim ka ardhur duke e rregulluar lojën e tij, si dhe duke u harmonizuar më shumë me Belicën në qendër.

partizani krasniqi atanda

Ndërsa Sodiq Atanda, nga ndeshja me Kamzën në fazën e dytë, më 4 shkurt, dhe deri te sfida e radhës me kamzalinjtë, që do të luhet pas një jave, ka ngrohur stolin, duke mos e fituar betejën direkte me dyshen e ardhur në merkaton e dimrit. 2018-ta ka rezultuar e hidhur edhe për Renaldo Kalarin, i cili u dëmtua më 26 janar në transfertën e Vlorës.

Ky dëmtim e mbajti për disa javë jashtë fushës së blertë, Kalarin. Kjo periudhë mungese u shfrytëzua më së miri nga Blerim Kotobelli, i cili ka rifituar formën dhe është kthyer si titullar në të majtë të mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"