Nga Kamila tek idhulli Kërri, ja kush është Bastoni jashtë fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 21:47

Nga Kamila tek idhulli Kërri, ja kush është Bastoni jashtë fushës

Ta mendosh mirë, parabola e së dielës me marrës Barelën ngjasonte, për nga saktësia, me një nga goditjet e shumta trepikëshe të shënuara nga idhulli i tij, Stef Kërri. Po kalon një moment të artë, Alesandro Bastoni. Dhe për sajtet e specializuara sot vlen në merkato një shifër më të lartë se 50 milionë euro. Edhe një zotëri me emrin Pep Guardiola ka kërkuar të mbahet nën vëzhgim, në rast se Interi do të ketë vështirësi t’i rinovojë kontratën, në këtë kuadër do të jetë mirë të përshpejtohet ritmi, pasi me skadencën e kontratës në vitin 2023 nuk mund të fitohet kohë.

Bastoni-696x385

Duke qëndruar gjithmonë te financa, momenti ekonomik i klubit zikaltër për momentin nuk lejon lëvizje të mëdha. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Interi nuk është në kontakt të vazhdueshëm me Tulio Tintin, menaxherin e 21-vjeçarit, dikush që kur pa Alesandron të luajë për herë të parë, në moshën 14 vjeç, ndali të gjithë dhe tha: “Ky do të ecë”.

PERSONALITET – Dhe ka ecur, Bastoni. Ka një shtëpi në zemër të Milanos, jo larg nga zona “City Life”. Tani ka mbi vete sytë e të gjithëve, edhe ato të së fejuarës Kamila Breshani. Kamila është një influencuese, shumë aktive në rrjetet sociale. Ka pasionin e modës, ajo dhe Alesandro kanë krijuar edhe një markë të tyren “no pasa nada” që së shpejti do të publikojnë. “No pasa nada”, nuk ndodh asgjë. Është një gënjeshtër. I ka ndodhur gjithçka, një djali që të vitlindjes 1999 që brenda një viti e gjysmë ka fituar vendin e titullarit tek Interi. Meritë pa dyshim edhe e Antonio Kontes, që pa te lojtari diçka të veçantë, jo vetëm nga pikëpamja teknike. Personalitet i spikatur, në dhomat e zhveshjeve nuk është më një fëmijë, ka batutën gjithmonë gati. Dhe një pseudonim që mban me vete nga kohët e Parmës. Në “Appiano” për të gjithë është Gerri. Kështu e quajti për herë të parë Dimarko, për shkak të atyre këmbëve aq të gjata që duket sikur janë të një gjirafe.

Alessandro-Bastoni-Camilla-Bresciani-Instagram-1024x683

“WHATSAPP” – Dashuron basketbollin dhe NBAnë. Vitin e kaluar, përpara nisjes së pandemisë shkoi disa herë të ndiqte Olimpian e Milanos, ku luante miku i tij i madh Amedeo Dela Vale. Gjithmonë një tifoz interist, për të ngjyrat zikaltër janë ato të jetës. Porsa mundet shkon në Piadena, ku jeton ende familja e tij. Janë pesë pjesëtarë, në familjen Bastoni: babai, mamaja dhe tre fëmijë. Në celular kanë një grup në “Whatsapp”, quhet “aksi Bastoni”. Miqtë e zemrës janë ata të Bergamos, por në pushime ndryshon gjithçka, zgjedh detin. Mundësisht Sardenjën. Verën e kaluar, pas lodhjeve në Ligën e Europës, bëri duet në varkë me Andrea Boçelin. Këtë verë ka një tjetër takim: Europianin, për të cilin e pret Roberto Mançini dhe e gjithë Italia.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"