Nga Kambiaso tek Ins dhe Vidal, ja të gjithë “luftëtarët” e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 21:07

Nga Kambiaso tek Ins dhe Vidal, ja të gjithë “luftëtarët” e Interit

Arturo Vidal është i fundit i një liste të gjatë të mesfushorëve zikaltër të prirur për “betejë”. Nga Tanjin që markoi Di Stefanon në finalen e Kupës së Kampioneve, duke kaluar tek Oriali, Kambiaso, Stankoviç, Medel…

Vidal

KARLO TANJIN – Kampion bote në markim, aq asfiksues sa inatoste edhe Di Stefanon, “Shigjetën” e Realit. 36 ndeshje dhe 1 gol me zikaltrit. Një ndeshje i fotografon karrierën dhe cilësinë. Maj ’64, finalja e Kupës së Kampioneve, Herrera e merr veçmas dhe i kërkon të markojë Di Stefanon. Ai zbaton urdhrin, e markon edhe në mesfushë: “Më ndjek edhe këtu?”, e pyet Di Stefano. “Edhe në banjë”, përgjigjet. Dialog i shndërruar në legjendë, si ajo finale: 3-1 i Interit kundër “Galaktikëve” të Pushkashit.
c4cf22c4bdafaeec8380d1f5437e1f6a
MARIO BERTINI – Shumë pak “por”, vetëm siguri. Kishte një forcë fizike të jashtëzakonshme. Dinte të mbronte, të hynte në zonë dhe të shënonte. Plot 31 gola në 9 vite si zikaltër, ku fitoi edhe titullin e ’71-shit si protagonist.

GABRIELE ORIALI – Punëtor, gjithmonë me kokën lart. Në kombëtare Bearzot i imponoi të markonte një Maradonë 18 vjeç, por shkoi keq: “As nuk e pashë”. Në 1982-shin do të fitojë Botërorin me Italinë si protagonist, pas 2 titujsh dhe po aq Kupa Italie me Interin (398 ndeshje dhe 44 gola).
Dk5HwdxW4AcOAQn
POL INS – Ishte një “qen” me 3 mushkëri. “Unë vrapoj dhe kaq, për pjesën e mbetur mendon skuadra”. Një frazë i përshkruan më së miri karakteristikat: “Më pëlqejnë ndërhyrjet, janë më mirë se seksi”. Në dy vitet si zikaltër, 13 gola në 73 ndeshje.
0017BD5300000258-0-image-a-47_1536488160746
DIEGO SIMEONE – “Cholo” në një anekdotë të Freit. “Inter-Real në ‘San Siro’, Liga e Kampioneve. Simeone pëson një faull të rëndë në kërci dhe hyn në fushë me shenja qepjeje. I thotë Simonit të mos e zëvendësojë, sepse një ndeshje të tillë nuk do ta luante më”. Ja, Simeone. Dy vite tek Interi, 14 gola në 85 ndeshje të luajtura dhe Kupën UEFA të fituar në ’98-ën. EMRE – Talent dhe dyluftime, edhe pse në atdhe ishte “Maradona i Bosforit”. Luftëtar kontrovers, majtosh i saktë me ndërhyrje precize. U transferua tek Interi shumë i ri pasi kishte dominuar në Turqi. “Më kërkoi Kuperi, Morati ishte si një baba”. Kur takoi presidentin i solli kafenë turke dhe folën për orë të tëra: “Një person i veçantë, i detyrohem dashurinë për Italinë”. 5 gola në 115 ndeshje me Interin. Pas vitesh futbolli në Turqi, u tërhoq në moshën 40 vjeç, por pa harruar zikaltrit dhe ndeshjen magjike kundër Lacios (3-3). Përmbysje prej Interi “të çmendur”: “Ndonjëherë e shoh atë dopietë në internet”.
Kambiaso
ESTEBAN KAMBIASO – Një nga heronjtë e “Tripletës”. 431 ndeshje dhe 51 gola me Interin, shembulli i “egërsisë”, por edhe i arsyetimit. Mesfushor i kompletuar i skarcuar nga Reali i Madridit dhe i rritur te zikaltrit: “Erdha në heshtje, duke u përpjekur të fitoj vendin”. Do të qëndronte 10 vite: “Mançini transformoi mentalitetin, Murinjo na bëri të hedhim hapin cilësor”. Kampion Europe, Italie dhe bote me zikaltrit.
stankovic
DEJAN STANKOVIÇ – Qoftë i bekuar derbi i Beogradit. Proieti Farineli, vëzhgues i Lacios, shkoi ta shihte dhe e sinjalizoi menjëherë te Kranjoti. “Ishte shumë i fortë”. Kampion Italie me bardhekaltrit dhe mbi të gjitha me Interin, ku fitoi gjashtë tituj si protagonist. Edhe ai, si Kambiaso, hero i “Tripletës” dhe i natës së Madridit. 326 ndeshje, 41 gola dhe disa perla nga mesfusha që i kujtojnë të gjithë.
medel
GERI MEDEL – “Gatuzo kilian” dhe “Pitbull”, disa nga pseudonimet. 109 ndeshje dhe vetëm 1 gol me Interin, kartonë në seri. “Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të isha spaçator ose narkotrafikant”. U largua nga Interi për shkak të Spaletit. “Më tha se dëshironte njerëz të zotë në qarkullimin e topit”. Medel ishte diçka tjetër, por me Maxarrin, Piolin, Mançinin dhe De Burin luajti gjithmonë.
raxha naingolan
RAXHA NAINGOLAN – Pseudonimi thotë gjithçka, edhe në këtë rast: “Ninxha”. Çështje stili, luftëtar i vërtetë që nuk dorëzohet asnjëherë. Për momentin mbetet në skuadër, më pas nuk dihet. Pas një viti në Sardenjë u rikthye te Konte për të luajtur shanset e tij. Spaleti e adhuronte, Raxha ia shpërbleu duke shënuar golin e fitores kundër Empolit në 2019-ën: Interi në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"