ZYRTARE/ Nga Juventusi te Kamza, prezantohet drejtori i ri ekzekutiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 12:23

ZYRTARE/ Nga Juventusi te Kamza, prezantohet drejtori i ri ekzekutiv

Kamza ka prezantuar ditën e sotme drejtorin e ri ekzekutiv. Bëhet fjalë për Fabio Kordela. Italiani ka një CV tepër të pasur teksa në të kaluarën ka qenë drejtori i Juventusit, përgjegjës për zonën Amerikano-Jugore si dhe drejtor sportiv i klubit hungarez Honved.

Kamza

Kordela kishte një kohë të gjatë që ishte shkëputur nga futbolli, teksa qe përkushtuar te biznesi i verës, ku është pronar edhe i një kantine në Itali.

Italiani u prezantua ditën e sotme në ambientet e klubit kryeqytetas, ku ishin të pranishëm edhe trajneri Ernes Gjoka si dhe drejtori sportiv i Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"