Nga ish-ët tek ëndrrat, sa ndërthurje në Fiore-Inter. Vesino, Biragi apo Kieza “bashkojnë” dy klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 13:19

Nga ish-ët tek ëndrrat, sa ndërthurje në Fiore-Inter. Vesino, Biragi apo Kieza “bashkojnë” dy klubet

Fantazmat e së kaluarës, së tashmes dhe kushedi, së ardhmes shëtisin mbi tapetin e “Franchi”-t. Po afron Krishtlindja dhe Antonio Konte dëshiron të kthejë faqe shpejt për të vazhduar të shkruajë librin e tij personal me Interin. Sot në mbrëmje zikaltrit do nisen nga Fiorentina, pasi shijuan hidhërimin e eliminimit nga Liga e Kampionëve. 

rosario abiso fiorentina inter arbitri

Me dy lojtarë të së tashmes që kanë një të kaluar violë: Vesino dhe Borha Valero, sërish titullarë në mesfushë, për shkak të një emergjence që po shndërrohet gjithmonë e më shumë në realitet. Është edhe Biragi, kartoni i të cilit është ende i Fiorentinës, pavarësisht se Interi ka një opsion për ta shndërruar transferimin nga të përkohshëm, në përfundimtar në fund të sezonit. Rrugën e kundërt përshkoi Dalbert, që u largua nga Milano drejt Firences në huazim të thatë, edhe pse drejtori sportiv viol ka specifikuar në më shumë se një rast se me zikaltrit ekziston një “pakt xhentëlmenësh” për të ridiskutuar marrëveshjen në fund të kampionatit. Me siguri, tifozët e Interit do t’ia linin brazilianin me dëshirë Fiorentinës, duke konsideruar të kaluarën jo të shkëlqyer në “San Siro”. Ndërkohë, do ta kenë sot përballë për herë të parë si kundërshtar.

Kieza

E ARDHMJA

Fiorentina-Inter ka një shikim edhe nga e ardhmja, me një horizont më të pasur se shlyerja e Biragit apo diskutimit të hapur për Dalbert. Nuk është mister që zikaltërve u pëlqen Federiko Kieza. Është një nga yjet e pakta që po shkëlqen në qiellin e errët të violëve. Që Kieza në fund të sezonit do të largohet nga Firence është një opsion shumë i mundshëm, por konkurrenca (me Juven në krye) nuk do jetë bujare. Interi megjithatë ka lëvizur shumë më herët dhe pret me besim. Pas Sensit dhe Barelës, djali i Enrikos do ishte afrimi i tretë “axurr” i një klubi që po “italianizohet”.

FUSHA DHE KRISHTLINDJE

Deri këtu janë qëllimet dhe planet për të ardhmen, por Interi ka një të tashme shumë të rëndësishme për të luajtur. Edhe pas sfidës kundër Barcelonës, Konte ka lënë të kuptohet në mënyrë të qartë se shpreson te pauza e Krishtlindjes për të karikuar energjitë dhe për të rikuperuar të dëmtuarit. Megjithatë, më parë janë dy ndeshje të rëndësishme për të mos u dështuar: fillimisht Fiorentina, më pas Xhenoa. Me gjashtë pikë Interi do mbetej i pari i klasës, pa u detyruar të shohë rezultatet e Juventusit. Më pas do të priste ndonjë dhuratë: Zhiru, Kulusevski, Vidal…

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"