Nga Ikardi te “Ninxha”, gjithmonë në rritje përfitimet e “Suning”-ut. Ja sa vlen Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 16:29

Nga Ikardi te “Ninxha”, gjithmonë në rritje përfitimet e “Suning”-ut. Ja sa vlen Interi

Thjesht sa për të kri juar një ide, për të pasur një pikë referimi: fitimet e “Suning Holdings” janë 68 miliardë euro më shumë se GDP-ja (prodhimi i brendshëm bruto) e kombeve si Uzbekistani, Omani e Kenia. Ja, ky është Zhang Jindong. Një person që në 1990-ën, periudhë kur Interi ndërtonte skuadrën që në fund të sezonit do fitonte Kupën UEFA, shiste kondicionerët e parë në Nankin.

interi

Por, as vetë ai, pavarësisht ambicieve, nuk mund ta imagjinonte një rritje të tillë: 63 miliardët e 2018-ës janë rreth 15 më shumë se fitimet e “Suning”-ut për 2016-ën, vitin kur morën maxhorancën e aksioneve të Interit. Është sinjal i një rritjeje eksponenciale që justifikon edhe fazën numër dy. Sepse djali me emrin Kangjang, më i njohur si Stiven, i lindur në 1991-shin, po pret të jetë presidenti i ardhshëm i Interit.

Ekuacioni është i thjeshtë: familja Zhang nuk është mësuar të jetë vetëm pjesëmarrëse. Dhe në Milano po hedh bazat për të nisur një sulm drejtuar majave. Nuk është e thënë që do ia dalë (futbolli nuk është matematikë, ka parametra të ndryshëm nga ndërmarrjet  klasike), por me siguri do e provojë. Këtë vit fiksoi si objektiv pjesëmarrjen në Champions, nga tjetri (edhe në virtyt të pakësimit të limitimeve nga UEFA), do nisë faza tre.

AFP_TF18T_MGTHUMB-INTERNA

NË MILANO – Nëse rritet Zhang, rritet edhe Interi. Rreth 530 milionë euro të shpenzuara në klub, duke llogaritur rritjen e kapitaleve dhe financimet e ndryshme, humbje të reduktuara në 17,8 milionë euro (sipas të dhënave të bilancit të 30 qershorit 2018), gjithçka duke arritur të rrisë vlerën e organikës, tashmë në kuotën 643,5 milionë sipas vlerësimit të “Gazzetta”-s. Sigurisht, drejtorit sportiv, Piero Auzilio, iu desh të driblonte gjobat e UEFA-s, duke shfrytëzuar të rinjtë e skuadrës “Primavera”. Por, i gjithë Interi po rritet.

Ausilio

Ai Interi që në 2016-ën, me Tohirin, numëronte 207 milionë euro përfitime, vitin e kaluar ndodhej në kuotën 274 dhe më sot (shifrat zyrtare do zbulohen më 26 tetor në asamblenë e ortakëve) po shkon pranë (përfshi plusvalencave) 300 milionëve. Në perspektivë, ndërkaq, ideja e Zhang është të replikojë në Kinë atë që po bën në Itali, ku ka hequr dorë nga “Infront” (lider i marketingut sportiv) për të menaxhuar në vetë të parë negociatat me partnerët.

Inter

KALIMI – Spaleti e Ikardi janë vetëm dy nga 180 mijë personat që punojnë për/me “Suning”-un, që i ka dhënë edhe emrin qendrës sportive “Appiano Gentile”. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse zyrtarizmi i kalimit të kuotave nga Tohir (ende në pronësi të 31,05% të Interit) te “Suning”. Javët e ardhshme do jenë vendimtare për bisedimet. Çështje ditësh, megjithatë. Dhe, normalisht, parash.

Përgatiti: LEDIO NASE

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"