Nga i padëshiruar te Tirana, sulmuesi Cise po shkëlqen në Algjeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 20:11

Nga i padëshiruar te Tirana, sulmuesi Cise po shkëlqen në Algjeri

Moktar Cise po shkëlqen në Algjeri. Sulmuesi që jo vetëm dështoi si bardheblu, por u largua si i padëshiruar, tashmë është shndërruar në lojtarin më të mirë të kampionatit algjerian.

tirana teuta beqja cise

Pas “divorcit” me 24 herë kampionët e vendit, ai u transferua te CS Kostantine, duke qenë i vetmi i huaj në skuadër. Në 4 ndeshje të zhvilluara atje, e ka gjetur 3 herë rrjetën, duke i dhënë 4 pikë të arta skuadrës së tij.

Në Shqipëri ai kurrë nuk e gjeti veten, paçka se në fushë luajti plot 23 ndeshje. Malieni edhe pse bëri dy gola, nuk i dha asnjë pikë kryeqytetasve, pasi realizoi në dy humbje, atë ndaj Luftëtarit dhe Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"