Nga i padëshiruar në njeriun e merkatos së Lacios, gjiganti turk vihet në ndjekje të Muriqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 16:52

Nga i padëshiruar në njeriun e merkatos së Lacios, gjiganti turk vihet në ndjekje të Muriqit

Vedat Muriqi duket se është rikthyer në vëmendjen e klubeve europiane pas paraqitjeve në huazimin te Majorka.Sulmuesi i Kosovës realizoi 5 gola dhe asistoi 3 herë në 15 ndeshje me klubin spanjoll, me Majorkën që dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës dhe për sezonin e ardhshëm.

muriqi

Spanjollët nuk duket se do të jenë të vetmit që do të bisedojnë me Lacion për sulmuesin, ku sipas raportimeve nga “Aspor” edhe Gallatasarai po përgatit një ofertë prej 16 milionë eurosh për ta rikthyer në Superigën Turke.

Në këto kushte mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Muriqit, me sulmuesin dhe Lacion që duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për destinacionin e tij të ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"