Nga Hidi te Mehmeti e Raboshta, Erzeni i pakursyer për elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2021 | 13:45

Nga Hidi te Mehmeti e Raboshta, Erzeni i pakursyer për elitën

Gati një formacion me afrime. Erzeni e ka marrë më shumë se seriozisht misionin “Superiore” dhe drejtuesit janë treguar të pakursyer në merkato.

Erzeni2

Çdo dëshirë dhe kërkesë e Nevil Dedes është plotësuar dhe mund të thuhet që skuadra është thuajse e blinduar. me mbylljen e fazës përgatitore në Korçë, tashmë stafi teknik do të merret vetëm me konsolidimin e ekipit.

Erzeni

Kujtojmë se shijakasit janë përforcuar me emra si Isli Hidi, Jasmin Raboshta, Orian Xhemalaj, Fadil Meta, Xhulio Mehmeti, Xhorxhian Boçi, Alfred Deliallisi, Ditmir Beci, Enzo Mauro Arevalo Akosta dhe i fundit që ka nënshkruar është Jurgen Peqini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"