Nga Hazard te Kejn, ja futbollistët më të keqtrajtuar të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 14:06

Nga Hazard te Kejn, ja futbollistët më të keqtrajtuar të kampionatit

Statistika surprizë në Premier Ligë për numrin e faulleve të pësuar. Pavarësisht nisjes së ngadaltë të sezonit, mesfushori i Arsenalit, Lukas Torreira, është shndërruar në viktimën e pestë të kundërshtarëve në 12 javët e para të Premier Ligës (28 faulle kundër).

alexandre-lacazette-mesut-ozil-lucas-torreira-arsenal-02092018_1k1g2yw2kwucazlx2mhyj714r

Uruguaiani, i cili u transferua për shifrën e 22 milionë paundëve në “Emirates” këtë verë, ka arritur të krijojë një dyshe solide bashkë me Granit Xhakën në mesfushën e Emerisë.

eden-hazard-chelsea-2018-2019

Por, për shkak të stilit të tij të lojës, 22-vjeçari është bërë viktimë e goditjeve të kundërshtarit, edhe pse ka startuar vetëm 7 nga 12 ndeshjet e “topçinjve” këtë sezon në Premier Ligë, ndërsa ka hyrë nga stoli në 5 të tjerat.

Kejn

Futbollisti më i keqtrajtuar është Vilfrid Zaha (Kristal Palas, 32 faulle kundër) dhe pas tij renditet Eden Hazard (Çelsi, me 31 faulle).

Faulle

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"