Nga Haland te Belingham, gjiganti europian bën gati tre goditje të bujshme në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 19:41

Nga Haland te Belingham, gjiganti europian bën gati tre goditje të bujshme në merkato

Merkatoja duket diçka e largët në këtë fazë të sezonit. Megjithatë, në Madrid nuk janë ndalur së punuari për të ardhmen. Siç bëjnë me dije mediat pranë Realit të Madridit, klubi kampion në Spanjë po planifikon tri goditje të mëdha në merkato. Bëhet fjalë për emra shumë të rëndësishëm.

Collage Maker-30-Sep-2022-07.39-PM

Gazeta spanjolle “AS” ka nënvizuar se tre emrat që qëndrojnë në krye të listës së presidentit të Realit, Florentino Perez, janë Erling Haland, Xhuid Bellingam dhe Zhoao Kanselo.

Siç shihet, dy nga objektivat madhorë të Realit të Madridit janë pjesë e Mançester Sitit. Ndërsa për Halandin gjithçka ishte e qartë, surprizë ka qenë emri i Zhoao Kanselos, me portugezin që ka fituar shumë kuota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"