Nga “hakmarrja” kundër Laçit te trajneri më i trofeshëm në Shqipëri, Mirel Josa: Ja çfarë i ndryshova kësaj Vllaznie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 22:28

Nga “hakmarrja” kundër Laçit te trajneri më i trofeshëm në Shqipëri, Mirel Josa: Ja çfarë i ndryshova kësaj Vllaznie

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, u shfaq tepër i lumtur pas suksesit të arritur në finalen e Kupës ndaj Laçit. Tekniku kryeqytetas në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Gol”, ndër të tjera u shpreh:

JOSA

EMOCIONI- Në momentin e vërshëllimës, duke qenë se do të vazhdoj të jem trajner i Vllaznisë, klubi arriti objektivat, nuk ishte e pakët fitimi i Kupës, emocioni më i madh ishte se edhe njëherë tjetër në gjysmëfinale, jam shkarkuar nga klubi mbas gjysmëfinales së parë, edhe kësaj here, u shkarkova mbas gjysmëfinales së parë dhe arrita objektivin me një tjetër klub. Oferta e Vllaznisë ishte i papritur. Fitimi i Kupës dhe objektivi ekonomik nuk ishte i pakët.

NDRYSHIMI- I ndryshova mënyrën e lojës dhe vendosjen Vllaznisë dhe një farë dëshire. I pashë lojtarët pak poshtë. Zgjidhjet nuk ishin ato që unë kërkoja në raste të veçanta. Duhet kohë që të sistemosh një model loje të tillë. Impenjimi ishte kryesore, ia dedikoj fitoret gjithë hallkave të klubit. Sidomos presidencës dhe futbollistave, pa ta nuk kemi çfarë bëjmë ne. Nga momenti që u shkarkova nga Laçi, me gjysmën e këmbës në finale të Kupës, vetes ia kisha vënë se s’bën objektiv fitores.

KRENARIA- Kam qenë edhe para kësaj Kupës më i titulluari. Unë më tepër e kam luftën me idetë e mija. Shumë njerëz kanë qenë skeptik. Kur plotëson klubi objektivat edhe unë i kam plotësuar të mijat. Është e rëndësishme që klubi të ketë shtesë ekonomike për të vijuar vitin që vjen. Kemi marrë pushim edhe më të madh, skuadra luan direkt në turin e dytë. E kam mendjen se çfar do të bëhet me skuadrën. Do të isha i paqartë në qoftë se do të filloja të mendoja para ndeshjes për merkaton. Çdo objektiv ka koston e vetë ekonomike dhe presidentin e liruam paksa ekonomikisht.

NDËRTIMI I SKUADRËS- Sot nuk mendoj gjë, unë mund të kem shumë objektiva si Mirel, për sa i përket lojtarëvë që dua të afroj, por të gjitha gjërat do të bëhen në bashkëpunim me stafin. Unë ia dedikoj këtë trofe tifozëve. Nuk e keni idenë sa i emocionuar jam ndjerë kur kam shkuar në Shkodër dhe kisha një mbështetje të paparë. I falënderoj të gjithë.

LOJTARËT E AKADEMISË- Futbollistë që do të mbesin stoqe në skuadër, duan të aktivizohen. Do të shkoj ta shikoj skuadrone 17-vjeçarëve në finale me Shënkollin. Disa lojtarë i kam marrë nga 19-vjeçarët. Sinanit i kam thënë që të më sjellë lojtarët që spikasin. I kam parë plus ka lojtarë të tjerë që i kërkojnë skuadrat e tjera. Duhet të jemi sa më konçiz në afrimin e lojtarëve.

ENTUZIAZMI I KUPËS ME VLLAZNINË- “Shumë e rëndësishme për mua ishte plotësimi i objektivave të klubit që eci paralelisht me objektivat e mia. Mënyra si Xhaferi diskutoi me mua, ishte shumë e sinqertë. Fjala e parë që më tha ishte se nuk të kërkoj për këto 3 ndeshje por për vazhdimësinë. Djemtë në dhomat e zhveshjes më shikojnë në sy, kjo është e rëndësishme për mua”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"