Nga “hakmarrja e veteranëve” te historia, ja faktorët triumfit të Bajernit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 9:36

Nga “hakmarrja e veteranëve” te historia, ja faktorët triumfit të Bajernit në Europë

Shtatë vite më vonë, Bajerni rikthehet të mbretërojë Europën. E bëri duke zhvilluar një nga sezonet më të çuditshme që ka ndodhur ndonjëherë në Bavari. Sepse u vu në dyshim vendi i parë në kampionatin gjerman, sepse u ndryshua trajneri në mesin e sezonit (diçka e çuditshme për një skuadër si Bajerni) dhe sepse lojtarët ofronin më shumë dyshime sesa siguri. Por Bajerni është histori, në Gjermani dhe në Europë. U motivua si i çmendur për të na ofruar një recital futbolli në Lisbonë dhe për të ngritur me të drejtë Champions-in e gjashtë të historisë. Një sukses i merituar, i cili shpjegohet me disa faktorë:

LISBON, PORTUGAL - AUGUST 23: Players of Bayern Muenchen celebrate the victory during the UEFA Champions League Final match between Paris Saint-Germain and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 23, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by M. Donato/Getty Images for FC Bayern)
Ndryshimi në timon
Hansi Flik është arkitekti që ndërtoi një Bajern të frikshëm dhe nga një sezon thuajse i dështuar, arriti që të bënte Tripletën e dytë në histori për skuadrën. E mori ekipin në javën e 11-të duke zëvendësuar Kovaçin dhe me pak lëvizje riktheu harmoninë. Kimishin e aktivizoi në mesfushë (pavarësisht ndeshjeve të fundit), riktheu Mylerin në zemrën e skuadrës dhe i dha besim Tiagos e Goreckës. Çfarë mund t’i kritikosh një trajneri që ka ndërtuar një nga ekipet më të forta të viteve të fundit. Jo vetëm që fiton, por edhe bind në çdo ndeshje.

Hakmarrja e veteranëve
Nojer

Nuk është rastësi që Bajerni rikthehet në fronin e Europës në vitin kur disa nga peshat e rënda të skuadrës treguan versionin e tyre më të mirë. Nojer ishte spektakolar dhe në finale tregoi pse Ter Shtegen sado i mirë që është nuk mund t’ia marrë vendin. Rikthimi në formë i Mylerit, të cilit donin t’i prisnin kokën apo shkëlqimi i Levandovskit me 15 gola në këtë Champions. Veteranët udhëhoqën ekipin.

Shumë alternativa
Koman

Finalen e vendosi Koman, i cili gjatë gjithë fazës finale të Champions-it ka qenë rezervë, por Flik uli në stol Perisiçin për këtë sfidë. Kroati ishte nga më të mirët ndaj Barçës, por trajneri preferoi shpejtësinë e francezit. As nuk e ndjeu fare mungesën e Pavarit skuadra gjermane, por as u tremb nga dëmtimi i Boatengut gjatë finales. Në stol ka emra dhe kampionë. Për aq kohë sa largohen Koman e Gnabri për Perisiç dhe Kutinjon, kjo do të thotë se llogaritë janë bërë mirë.

“Gjak i ri”
GNABRY

Bajerni ka ditur të integrojë në mënyrë perfekte të rinjtë në skuadër për të nisur një projekt ambicioz. Kjo gjë po jep frytet e veta. Lojtarë si Gorecka, Dejvis, Gnabri janë përshtatur mjaft mirë dhe kanë rëndësinë e tyre në një proces që po bëhet hap pas hapi, pa urgjencë dhe pa nxitim. Të rinjtë po fitojnë protagonizëm pak nga pak dhe po bëhen të rëndësishëm.

Forma fizike
54667881_401

Të shikosh Bajernin që bën presing te zona e PSGsë në minutën e 80-të, ashtu si në minutën e parë të ndeshjes, është një fakt shumë domethënës. Forma fizike e lejon këtë skuadër që të bëjë lojën e saj, të jetë vertikale dhe e shpejtë. Diçka e tillë u kuptua që me Barcelonën, por vazhdoi edhe në ndeshjet e ardhshme, derisa e dominoi totalisht PSG-në. Asnjë ekip tjetër nuk erdhi në Champions me formë fizike më të mirë sesa Bajerni.

Historia
BAYERNNNN

Historia dhe eksperienca në nivele të tilla është shumë e rëndësishme. Të gjithë e dimë çfarë faqesh të lavdishme ka në historinë e Bajernit. Ajo është një plus i madh dhe i bën lojtarët krenarë në fushën e lojës. Në Lisbonë shkuan 8 skuadra, ku vetëm 2 prej tyre kishin fituar Champions. Njëra (Barcelona) e djallosi, tjetra (Bajerni) nuk u ndal.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"