Nga golat te klasifikimi, efekt “Konte” tek Interi. Zikaltërit po rriten me ish-juventinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 14:25

Nga golat te klasifikimi, efekt “Konte” tek Interi. Zikaltërit po rriten me ish-juventinin

Vlerësimet e rritjes së “qeverisjes” së An tonio Kontes përfaqësohen në shifra. Treguesit janë të shumtë dhe kalojnë nga pikët në klasifikim te krahasimet mbi statistikat në fushë. E shumta e treguesve konfirmojnë zërin e popullit dhe sondazhet mbi besimin e konsumatorëve zikaltër: pavarësisht humbjes me Juventusin, e regjistruar pak ditë larg asaj në Barcelonë, Interi po rritet.

konte

Shtatë javë përbëjnë një pjesë të mirë të kampionatit, pavarësisht se subjekt lëkundjesh jo të vogla. Shifrat nisin të tregojnë diçka nëse nisin të tregojnë për një skuadër që vetëm një herë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka regjistruar më shumë pikë (2 vite më parë me Spaletin) dhe kurrë nuk kishte qenë, në javën e shtatë, kaq pranë kreut. Krahasimet më interesante janë ato me sezonin e kaluar. Vlerësojnë efektin “Konte”, mund të qartësojnë nëse përtej kthesës psikologjike dhe të kohezionit në grup qëndron edhe shndërrimi efektiv në fushë.

GOL, GODITJE, DOMINIM 

Treguesi me shenjën pozitive më të konsiderueshme është ai i golave të shënuar, që ka kaluar nga 10 në 14 me një rritje prej thuajse 30 për qind: janë shtuar golat e mesfushorëve (nga 5 në 7), janë dyfishuar ata të sulmuesve (nga 3 në 6). Një vit më parë Ikardi realizoi vetëm një në shtatë javët e para, Perisiç ishte kryegolashënuesi me dy. Sot udhëheqin Lukaku dhe Sensi (me 3), por mbi të gjitha golat kanë përfaqësuar thuajse gjithmonë marrjen e kontrollit të lojës. Interi ka kaluar në avantazh 334 minuta, kundrejt 185 të dymbëdhjetë muajve më parë: një statistikë e rëndësishme, edhe në perspektivë.

inter

Vetëdija se ndeshjet mund të kontrollohen, e jo të nisen në disavantazh në disfavor të energjive fizike dhe psikologjike është një karakteristikë thelbësore për një skuadër të madhe. Ato 334’ janë një shprehje konkrete në shifra e ndryshimit të mentalitetit që Konte ka ndjekur nga ditët e para, për të lënë prapa imazhin e “Interit të çmendur”. Rezultatet kanë ardhur me një numër thuajse të barabartë goditjesh (113- 112) dhe janë lejuar më pak se kundërshtarët (nga 73 në 88), edhe pse konkluzionet kanë qenë më pak të rëndë sishme, duke konsideruar faktin që Handanoviç, gjithmonë pozitiv, është thirrur në detyrë vetëm në rast “mrekullish”.

inter

LOJË DHE RROTACION

Të dhëna të tjera, më pas, dëshmojnë një shndërrim, atë të filozofisë së lojës. Zotërimi i topit ka zbritur me 2,1 për qind, e dhëna që ndoshta më shumë se të gjitha pritej të kishte ndryshuar, meqenëse lëvizjet vertikale tashmë preferohen kundrejt pasimeve të shpeshta. Skuadra sot luan më e tërhequr me disa centimetra, aspekt që me siguri Konte do të ndërhyjë, pasi vera kishte nisur në shenjën e presingut të avancuar, për të rikuperuar topin në zonën kundërshtare.

Në rritje të dhënat e harkimeve (60 me 58), ndërsa janë ulur ato të vertikalizimeve (nga 176 në 164). Edhe kështu, megjithatë, Interi i Kontes prek më shumë topa në zonën rivale se ai i Spaletit. Ish-trajneri kishte përdorur një lojtar më shumë në shtatë javët e para (20 me 19): me rrotacionin Konte është treguar i kujdesshëm, pasi katër nga 19 nuk arrijnë në kuotën 180 minuta.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"