Nga gjimnastika te tenisi, ja 5 atletët që zbuluan talentin në fushën e pornos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 12:52

Nga gjimnastika te tenisi, ja 5 atletët që zbuluan talentin në fushën e pornos

Shpeshherë, për një ar sye apo një tjetër, shumë sportistë kanë bërë ndryshime rrënjësore, duke e ndryshuar tërësisht karrierën e tyre, për t’u hedhur në të tjera fusha. Kanë qenë të shumta kalimet nga sporti drejt biznesit, botës së spektaklit, muzikës, kinematografisë etj. Por gjithashtu nuk kanë munguar as transferimet në industrinë me “pullë të kuqe”, teksa sportistë të ndryshëm kanë zbuluar talentin në pornografi. Dy fusha që nuk ndërthuren kurrë me njëra-tjetrën, edhe pse kanë disa të përbashkëta, siç janë stërvitja e muskujve apo “show” para telekamerave. Më poshtë ju pasqyrojmë disa prej rasteve më të përfolura të protagonistëve që kanë kapërcyer nga sporti në drejtim të filmave “+18”.

Collage Maker-09-Aug-2022-12.43-PM

GJIMNASTJA VERONA VAN DE LEUR

Ende pa i mbushur 19 vjeç, Verona van de Leur fiton plot 5 medalje në Kampionatin Europian të gjimnastikës në Greqi në vitin 2022. Në të njëjtin sezon shpallet edhe nënkampione e botës, ndërsa asokohe adhurohej nga e gjithë Holanda, teksa zgjidhet si sportistja e vitit. Verona tërhiqet nga sporti në moshën 23-vjeçare me motivacionin se “nuk i jepte më asnjë ndjesi”, e më pas futet në krizë duke përfunduar deri në depresion.

Në moshën 25-vjeçare përfundon në burg, teksa dënohet për 2 vite e gjysmë pasi kishte shantazhuar një çift. Kur del nga burgu, së bashku me të fejuarin, nis të xhirojë filma pornografikë, duke i shpërndarë në internet.

213

Ish-gjimnastja ndërton një faqe “web”-i të sajën dhe i dedikohet pornografisë për tetë vite. Por ndodhet në një ambient ku “plakja” vjen shpejt, kështu që vendos të tërhiqet. Verona van de Leur aktualisht punon për Federatën Holandeze të Gjimnastikës.

DANI MUNTAIN, DËMTIMI I NDRYSHON JETËN

Britaniku, i lindur në vitin 1984, është një futbollist profesionist i munguar. Kur ishte 16 vjeç konsiderohej një fenomen, teksa aktivizohej për të rinjtë e Southemptonit, duke tërhequr madje vëmendjen e klubeve më të mëdha të Premier Ligës, si Çelsi apo Arsenali.

E ardhmja e Danit duket e shkruar, por një dëmtim i rëndë në gju rezulton fatal për karrierën e tij. Operohet dhe duhet t’i thotë lamtumirë ëndrrës për të luajtur futboll në nivele profesioniste. Me dëmtimin që i mbyll karrierën, Dani gjen veten në një tjetër disiplinë, teksa bëhet aktor pornoje.

16347998767737

Që në fillim prodhuesit e filmave “+18” e kuptuan se kishin të bënin me një talent që do të shndërrohet në një “yll” pornografie. Në vitin 2007 martohet me kolegen Eva Evangelina, ndërsa sot është aktori më i paguar i pornos në Britaninë e Madhe. Ka regjistruar mbi 650 filma, nga të cilët ka fituar më shumë se 1 milionë sterlina.

“Nga e hëna në të shtunë, punoj me gra të bukura, duke realizuar ëndrrat e ndaluara të shumë burrave. Por momentet më të bukura të javës sime janë 90 minutat e së dielës, kur luaj futboll me miqtë. Të shënosh gol është më bukur se të bësh seks”, do të shprehej në një intervistë kohë më parë Dani Muntain, duke hapur një tjetër temë diskutimi…

TENISTJA ASHLEI HARKLEROAD

E lindur në Rosil të Xhorxhias në SHBA, Ashlei ka qenë teniste shumë e zonja, duke u renditur deri në vendin e 39-të në botë. Por pas lindjes së dy fëmijëve ajo vendos ta mbyllë me sportin në moshë 25-vjeçare, në 2010-ën.

Por dy vite para tërheqjes, Ashlei kishte bërë bujë, teksa ishte shfaqur në kopertinën e revistës së famshme “Playboy”.

Collage Maker-09-Aug-2022-12.45-PM

Asokohe ishte shprehur se e kishte bërë këtë veprim pasi ndihej “një shpirt i lirë”, madje duke marrë duartrokitje edhe nga Serena Uilliams. Por nga pozat provokuese në revistë, Ashlei kaloi drejt platformave për të rritur, duke iu dedikuar pornografisë si aktore.

FUTBOLLISTI AMATOR SHNDËRROHET PROFESIONIST NË NJË TJETËR FUSHË…

Davide Iovinela deri në moshën 24-vjeçare “ndiqte” topin në kategoritë e ulëta të futbollit italian. Aktivizohej si mbrojtës në radhët e skuadrës Pomiliano, derisa bëri “hapin e madh” duke u hedhur në pornografi. Menjëherë mori “bekimin” e pornostarit Roko Sifredi, i cili i dha një vend titullari në formacionin e akademisë së tij.

Collage Maker-09-Aug-2022-12.44-PM

Me nofkën “Dada”, Iovinela për disa vite ishte protagonist në filma të shumtë. Më pas, ashtu sikurse kishte bërë me karrierën futbollistike duke i varur këpucët në gozhdë, vendosi të dalë edhe nga skena e filmave për të rritur.

BORDELLO NË IRAN, KAMXHIK PËR FUTBOLLISTIN

Mojahed Khaziravi regjistron 8 ndeshje me përfaqësuesen e Iranit, duke realizuar edhe 1 gol. Por mosrespektimi i ligjeve të shtetit islamik i ka ushtuar rëndë futbollistit.

745

Në vitin 2002, Khaziravi fillimisht vendos të krijojë një shtëpi prodhimi filmash me pullë të kuqe, e më pas e zgjeron biznesin, duke hapur një bordello në Tehran. Por për këtë ai arrestohet dhe merr një dënim ekzemplar sipas ligjit iranian me 276 goditje me kamxhik në trup.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"