Nga futbolli shqiptar te grupet e Ligës së Europës, rrëfehet Enea Jorgji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 20:38

Nga futbolli shqiptar te grupet e Ligës së Europës, rrëfehet Enea Jorgji

Gjyqtari kryesor, Enea Jorgji, së bashku me asistentët e tij, Rejdi Avdo dhe Denis Rexha si dhe 2 arbitrat e Linjës Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta u futën në historinë e arbitrimit shqiptarë, duke u bërë të parët që vendosën drejtësi në grupet e Ligës së Europës.

rejdi avdo enea jorgji ridigert cokaj

Në një prononcim për “Supersport”, elbasanlliu, Enea Jorgji, i cili konsiderohet si gjyqtari më i mirë i momentit në Shqipëri, tregon emocionet e ndeshjes së Ligës së Europës. Jorgji flet gjithashtu edhe për ndryshimin e një ndeshje të kompeticionit europian dhe asaj të kampionatit shqiptar.

Jorgj2

NDESHJA NË LIGËN E EUROPËS- “Normalisht që u ndjeva i emocionuar, pasi janë vite të tëra punë që përpiqemi të bëjmë sa më mirë dhe të arrijmë rezultate të larta. Pjesëmarrja në një kompeticion të tillë, sidomos në fazën në grupe, ishte goxha arritje. Ndryshimi vjen nga niveli i skuadrave, por nuk mund të thuash që nuk ka edhe në kampionatin shqiptar ndeshje me nivele të mira. Por sigurisht që në kompeticionet europiane përballesh me skuadra të mirë, me skuadra me emër dhe cilësi mjaft të mira”.

CAKTIMI I NDESHJES NË LIGËN E KOMBEVE-  “Është ndeshja e dytë që gjykoj në Nations League, ndeshjen e parë e pata në Armeni me Lihtenshtejnin. Ishte eksperiencë e bukur edhe atje. Besoj që kjo e dytë do të jetë pak më e lehtë në përshtatshmëri, sepse është eksperiencë e provuar më përpara. Mendoj se do përkushtohemi dhe do të japim më të mirë, sepse ndeshjet kombëtare sigurisht që japin sadisfaksionin e tyre.

ËNDRRAT – “Çdo njeri mundohet dhe ëndërron për të mirën. Sigurisht që e mira është relative pastaj, por të vazhdojmë të punojmë. Nëse na u dha shansi dhe mundësia për të arritur në grupet e Europa Ligës, si dhe me ato cilësi që kemi dhe që i shfaqim në fushë, mendoj se mund të arrijmë edhe më tepër. Se sa do shkojmë varet nga ne, por edhe pak nga fati. Ky profesion e kërkon edhe fatin në mes, kështu që shpresojmë sa më lart”.

TË RINJTË NË SUPERIORE – “Gjithmonë e reja është pozitive, jep tjetër spunto në çdo fushë dhe jo vetëm në fushën e arbitrimit. Mendoj që  kemi elementë shumë të mirë, elementë që premtojnë dhe me pak mbështetje nga ne nga opinioni dhe nga faktorët e  tjerët, besoj do ia arrijmë të kemi një arbitrim me nivel të konsiderueshëm. Të mund të përfaqësohemi denjësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"