Nga fusha në merkato, Strakosha rriti vlerën me 26 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 9:42

Nga fusha në merkato, Strakosha rriti vlerën me 26 milionë euro

Thomas Strakosha u konfirmua për një sezon të tërë si shtyllë e skuadrës së Lacios. E nisi edicionin në moshën 22-vjeçare, duke mos pasur asnjë garanci si portier i dytë i bardhekaltërve, duke ia dalë me sukses. Portieri i Kombëtares ka vërtetuar në fushën e lojës se i mjafton përvoja e fituar deri më tani, për t’u renditur ndër portierët më të mirë të Serisë A.

strakosha-470x313

Dhe statistikat e kanë nxjerrë jo vetëm si portierin më të talentuar, por mbi të gjitha edhe shpeshherë si më të mirë sesa Donaruma, Bufon apo Handanoviç, për aspekte të ndryshme. Edhe në faqen e Observatorit Europian të të Dhënave Statistikore të lojtarëve (CIES), gardiani kuqezi ka pësuar rritje të jashtëzakonshme brenda një sezoni.

strakosha

Nëse në start, vlera e tij sipas CIES përllogaritej në rreth 7.3 milionë euro, në fund të vitit, në këtë periudhë, vlera e Thomasit përllogaritet në rreth 33.4 milionë euro. Së fundmi, emri i portierit të Lacios është lakuar edhe si dëshirë e Liverpulit dhe pritet që drejtuesit e skuadrës angleze të bëjnë një ofertë zyrtare. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për rreth 30 milionë euro që do të ofrohen për bardhekaltrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"