Nga FSHF-ja te skuadra, Halili merr me radhë lojtarët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 8:20

Nga FSHF-ja te skuadra, Halili merr me radhë lojtarët e Tiranës

Menjëherë pas mbledhjes së Komisionit të Etikës, presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ka humbur kohë dhe ka takuar skuadrën e tij, pikërisht para sfidës me Bylisin. I pritur nga drejtori sportiv, Arbi Laçi, dhe menaxheri i skuadrës, Mario Nikolli, Halili diskutoi me skuadrën për situatën në ekip.
halili
Për rreth 20 minuta, Halili kreu ritualin e zakonshëm me futbollistët, duke u ngujuar në “Skënder Halili” dhe duke i dhënë zemër. Pasi është diskutuar për ndeshjen, skuadra ka dalë në stërvitje, ndërsa presidenti ka qëndruar i ngujuar në dhomat e zhveshjes, duke takuar disa lojtarë të veçantë.

Halili si fillim zhvilloi një takim me dyshen amerikano-latine Agustin Torasa dhe Elton Kale. Lojtarët kanë diskutuar me presidentin për të ardhmen dhe jo vetëm. Më pas diskutimi është zhvilluar me Tefik Osmanin që dje nuk u stërvit. Menjëherë pas dyshes amerikane, e pati radhën Ilion Lika që takoi presidentin e bardhebluve.

Me kapitenin e tretë Halili qëndroi më gjatë dhe besohet se ka diskutuar për atë çfarë është diskutuar në Komisionin e Etikës. Pas më shumë se 20 minutash stërvitje Halili u largua nga qendra stërvitore bardheblu.

Kujtojmë që Tirana ka si qëllim finalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe vjet ajo luajti në finale, por nuk ia dali të fitonte, ndërsa këtë vit ka mundësinë që të marrë dy trofetë e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"