Nga Frashëri te Emiljano Vila, ja cilët janë “rekordmenët” e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 15:01

Nga Frashëri te Emiljano Vila, ja cilët janë “rekordmenët” e Teutës

Skuadra e Teutës do të përballet kundër Laçit ditën e shtunë, në një sfidë që mund të vendosë dhe fatet e sezonit për dy skuadra që duan titullin kampion. Sa i takon ecurisë, Teuta është disi më e favorizuar. Djemtë e Edi Martinit kanë plot 9 sfida radhazi që nuk njohin humbje dhe do të synojnë të shkojnë në kuotën e 10 të tillave dhe ndaj kurbinasve. Por, që të kesh një ecuri kaq të mirë, normalisht duhen parë dhe lojtarët që kanë sakrifikuar për të marrë këto rezultate.

teuta

LIDERËT – Teuta nuk vuan për karakter në ekip, e as për lojtar lider e me peshë. Pa diskutim, kapiteni Arapi është i pari prej tyre, por dhe emra si Hoxha e Emiljano Vila kanë treguar vlera dhe shpirt gare këtë sezon. Ndërsa Dejvi Bregu, shpeshherë ka dhuruar magjitë e tij në fushë, që i kanë dhënë dhe rezultatet ekipit durrsak. Sa të rëndësishëm janë këta lojtarë, e tregojnë dhe statistikat.

MINUTAT – Formacioni titullar i Teutës, nuk ka ndryshuar shumë dhe 11 luftëtarët e Martinit, kanë marrë mbi 1000 minuta në këmbët e tyre. Portieri Frashëri dhe Emiljano Vila janë në krye me nga 2250 minuta, ndërsa ndiqen nga: Arapi, Bregu, Hoxha, Aleksi, Todorovski, Kuro, Krasniqi, Lorenco Vila dhe Avdyli. Këta futbollistë, kanë marrë ngarkesën më të madhe të sezonit për Teutën, që deri më tani, po rezulton mjaft i mirë.

loj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"