Nga Flamurtari te Elbasani, sa trofe dhe histori në Kategorinë e Dytë/ Ja rregullorja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 17:03

Nga Flamurtari te Elbasani, sa trofe dhe histori në Kategorinë e Dytë/ Ja rregullorja…

Sa shumë trofe dhe histori në Kategorinë e Dytë. Edhe pse një kampionat i ashpër dhe me infrastrukturë që lë për të dëshiruar, tifozët do të kenë ç’të shohin këtë vit. Sezoni 2021-2022 do të ketë pjesëmarrëse skuadra që kanë lënë shenjë në elitë, si Flamurtari, Luftëtari dhe Elbasani.

kategoria-e-dyte

Është hedhur dje në orën 14:00 në ambientet e FSHF-së shorti dhe surpriza të mëdha nuk ka pasur. Veç Partizanit B, është tërhequr përfundimisht nga gara edhe Valbona. Nëse “demat” e kishin paralajmëruar (pasi kanë ndërtuar ekipin U-21), tropojanët hoqën dorë për mungesë të financave. Zyrtarisht pjesëmarrëse janë 24 ekipe: 12 në Grupin A dhe 12 në Grupin B. Elbasani është vendosur në Veri, grup ku bën pjesë edhe Oriku.

Këta të fundit janë spostuar, pasi Vlora përfaqësohet nga dy klube në Jug: Flamurtari dhe Labëria. Grupi B do të jetë një “ferr” i vërtetë. 7 nga 12 skuadrat kanë qenë të paktën një herë në Kategorinë Superiore, si Flamurtari, Luftëtari, Naftëtari, Albpetroli, Gramozi, Përmeti, Sopoti. Ndërsa në Grupin A skuadra e Elbasanit do ta ketë disi më të lehtë ngjitjen në Kategorinë e Parë.

RREGULLORJA

Skema është e njëjtë si vjet, ndonëse me dy skuadra më pak dhe pa pushim të kushtëzuar. Kampionati do të nda het në dy faza, me nga 11 ndeshje për secilin grup.

* Klubet që në përfundim të sezonit aktual, pozicionohen në vendin e parë të grupeve A dhe B, ngjiten direkt në Kategorinë e Parë.

* Skuadrat e renditura në vendet 11 dhe 12 të Grupit A dhe B zbresin direkt nga Kategoria e Dytë.

* Skuadrat e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 të grupeve A dhe B do të zhvillojnë një ndeshje “play off” me sistem eliminimi brenda grupit përkatës, sipas kësaj skeme: vendi i dytë kundër të pestit dhe i treti ndaj të katërtit. Ndeshjet janë me një takim në fushën e ekipit të renditur më mirë.

Në rast barazimi për 90 minuta, skuadra e renditur më mirë në klasifikimin përfundimtar kualifikohet për në finalen që nxjerr edhe ekipin fitues të “play off” për ngjitje në të Parën.

* Vendi i 11-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë një ndeshje finale me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë; vendi i 12- të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë një ndeshje finale me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë; ndeshjet “play off” do të zhvillohen në fusha asnjanëse.

* Skuadrat që e mbyllin sezonin në vendin e 10-të të Grupit A dhe B, zhvillojnë një ndeshje “play out” mes tyre. Fituesja mbijeton në të Dytën, ndërsa humbësja e këtij çifti luan një tjetër ndeshje finale kundër skuadrës së renditur në vendin e tretë të Kategorisë së Tretë.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"