Nga flamujt për tifozët te gabim teknik në minutën e dytë të shtesës, ja pikantet e supersfidës Vllaznia-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 19:55

Nga flamujt për tifozët te gabim teknik në minutën e dytë të shtesës, ja pikantet e supersfidës Vllaznia-Teuta

– Tifozët shkodranë u ankuan para sfidës me Teutën për çmimet e kripura të biletave. Por drejtuesit e klubit i kanë surprizuar, pasi çdo biletë e shitur është shoqëruar me një flamur kuqeblu të Vllaznisë, në mënyrë që tifozët ta valëvisin gjatë ndeshjes, si dhe për të krijuar një dekor festiv në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Vllaznia-Teuta

-Gilman Lika, ish-kapiteni i Vllaznisë, zyrtarisht i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ceremonia e lënies së futbollit të Likës u bë para fillimit të ndeshjes. Drejtuesit e kishin menduar një gjë të tillë duke bërë që ish-mesfushori i mirënjohur t’i jepte edhe shkelmin e parë topit për sezonin e ri në stadiumin “Loro Boriçi”.

-1 minutë heshtje u mbajt para fillit të takimit në nderim të Ylli Mihalit, ish-fizioterapistit të njohur shqiptar, që u nda nga jeta para pak ditësh.

-Aralica dëmtohet në minutën e 18-të në kokë dhe detyrohet të dalë jashtë vijave të fushës për të marrë ndihmën mjekësore. Pas mjekimit lojtari kthehet në fushë, por me kokën e fashuar.

-Pas 29 minutash janë ndjerë edhe grupimi i vogël i tifozëve të Teutës që kishin udhëtuar nga Durrësi për të mbështetur ekipin e tyre.

-Takimi nisi me vonesë dhe shkak u bë impianti i vaditjes së fushës së stadiumit, i cili pati probleme me funksionimin, pasi uji nuk ndalej.

-Në minutën e 69-të një ndërhyrje e ashpër e Koubambesë ndaj kapitenit Gurishta, të cilit i heq edhe shiritin nga krahu.

-Ilaritet në shkallët e stadiumit sa herë që topi prekej nga ana e mesfushorit të Teutës, Albano Aleksi.

-Gabim teknik në minutën e dytë të shtesës, ku Selmani hyn në fushë pas dëmtimit pa marrë më parë miratimin e gjyqtarit të takimit, gjithsesi kjo nuk ka ndëshkuar lojtarin.

-Gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as ofendimet e tifozëve, si hedhje shishesh nga tribuna në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"