Nga Fekir te De Jong, ja cili talent mund t’i shërbejë Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 14:17

Nga Fekir te De Jong, ja cili talent mund t’i shërbejë Bajernit

Edhe pse Uli Hënes deklaroi se skuadra e Bajernit nuk është momentalisht e interesuar për të hyrë në merkato, “Bild” ka bërë një listë me lojtarët, të cilët mund të ndihmojnë skuadrën të dalë nga kjo situatë.

Bajern

NIKOLAS PEPE (23 VJEÇ)

Lojtari luan në Francë për skuadrën e Lilës. Do të ishte një armë plus për Kovaçin si sulmues krahu. Ai shënon rregullisht dhe jep asiste për skuadrën. Ka një kontratë deri në 2020 me francezët.

Pepe

KRISTIAN PULISIÇ (20 VJEÇ)

Borusia nuk e lëshon për pak para. Edhe pse lojtari vetë preferon të luaj në Premier Ligë. Por, Bajerni ka mundësinë të hedhë kapelën në tokë dhe të bëjë një ofertë të majme për talentin 20-vjeçar që është nën kontratë deri në 2020 me Borusian.

Pulisic

BENXHAMIN PAVARD (22 VJEÇ)

Kontakte me lojtarin ka pasur në verë dhe këtë e ka pohuar vetë 22-vjeçari. Do të ishte një diamant i shtuar për Kovaçin që mund ta përdorë atë si mbrojtës krahu dhe qendror.

Pavard

MATIJS DE LIGT (19 VJEÇ)

Për shumë kohë skautët e skuadrës së Bajernit kanë ndjekur talentin 19-vjeçar holandez. Problem me bavarezët është konkurrenca që ka në merkato me skuadrën e Barcelonës, e cila gjithashtu ka shfaqur interes për lojtarin. Ai ka një kontratë deri në 2021 me holandezët.

De Light

NABIL FEKIR (25 VJEÇ)

Francezi ka të njëjtin menaxher me Frank Riberinë, ai është ndjekur me kujdes nga bavarezët. Një lojtar që do t’u shërbejë kampionëve në fazën ofensive. Lojtari që luan me Lionin ka një kontratë deri në 2020.

Fekir

FRENKI DE JONG (21 VJEÇ)

Mesfushorit qendror i është ofruar një ofertë nga drejtuesit e Bajernit. Një talent i pastër holandez, me të cilin bavarezët do të mbyllnin problemet në mesfushë. Ai kërkohet nga shumë skuadra të mëdha si Mançester Siti, Çelsi apo Barcelona. Por, dëshira e tij është të luajë në Mynih. Lojtari vlerësohet rreth 80 milionë euro nga drejtuesit e Ajaksit.

De Jong

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"