Nga Fabianski tek Piontek, Polonia me rikthime të rëndësishme/ Trajneri i Souza shpall listën për ndeshjen e tetorit kundër Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 16:11

Nga Fabianski tek Piontek, Polonia me rikthime të rëndësishme/ Trajneri i Souza shpall listën për ndeshjen e tetorit kundër Shqipërisë

Trajneri i Polonisë, Paolo Souza, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar, për 2 sfidat e muajit tetor, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Bëhet fjalë për duelet ndaj San Marinos (9 tetor) dhe atë ndaj Shqipërisë (12 tetor).

souss-750x421

Në listën e publikuar nga trajneri i Polonisë, bie në sy mungesa e Milik, që është i dëmtuar, ndërkohë që sulmi është i përbërë nga 4 emra të frikshëm, si Levandovski, Piontek, Sviderski dhe Buksa. Ish-sulmuesi i Milanit, Piontek, nuk ishte pjesë e grumbullimit të muajit shtator. 26-vjeçari vjen pas një periudhe dëmtimi, teksa ndeshja e fundit që ai ka luajtur ka qenë më 12 maj të këtij viti.

leva-berisha

Gjithashtu trajneri Souza ka thirrur edhe Lukas Fabianskin. Portieri i Ues Hemit do të luajë ndeshjen e lamtumirës dhe pritet që të aktivizohet ndaj San Marinos, për të mbyllur karrierën e tij me kombëtaren polake.

lista-e-polonise

Lista mund të pësojë ndryshime gjatë kësaj periudhe, pasi futbollistët janë në aktivitet dhe ndonjë mund edhe të dëmtohet. Vlen të theksohet se dueli me kuqezinjtë e Edi Rejës do të zhvillohet në “Air Albania”, më 12 tetor ora 20:45. Kujtojmë që në përballjen e parë në transfertë, Shqipëria u mposht me rezultatin 4-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"