Nga Era Istrefi te Flori dhe Aurela Gaçe, zbulohen këngëtarët që do të përformojnë në inaugurimin e stadiumit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 11:46

Gossip LAJMI KRYESOR Të fundit

Nga Era Istrefi te Flori dhe Aurela Gaçe, zbulohen këngëtarët që do të përformojnë në inaugurimin e stadiumit

Shqipëria dhe Franca do të përballen ditën e nesërme në orën 20:45, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Një përballje historike për kombin shqiptar, pasi kujtojmë që ditën e nesërme do të inaugurohet edhe stadiumi i ri “Air Albania.

arena

Në vigjilje të sfidës do të mbahet edhe një ceremoni madhështore ku do të përformojnë një mori artistësh shqiptarë. “Anabel” ka zbuluar se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Era

Pas Era Istrefit, do të jetë radha e Florit me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën.

Flori

Në këtë mbrëmje historike nuk mund të mungonte as Aurel Gaçe e cila do të këndojë “Xhamadanin vija vija”, si dhe Juliana Pasha që do të këndojë “Himnin e flamurit”. Për sa i përket humnit francez “La Marseillaise”, ai do ti besohet Besa Kokëdhimës, që ka studiuar dhe jetuar në Francë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com