Nga e Para në Superiore, vlera në treg e Tiranës është në “Top 3”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2018 | 14:15

Nga e Para në Superiore, vlera në treg e Tiranës është në “Top 3”

Kategoria e Parë apo zbritja në këtë kate gori është rrënim për çdo skuadër të madhe, e cila e ka provuar këtë fat. Edhe Tirana kaloi në këtë rrugë, por brenda 365 ditëve, bardheblutë kaluan nga “parajsa” në “ferr” dhe u thyen sërish në “parajsë”. Shumë lojtarë u larguan dhe vlera e skuadrës u zhvlerësua menjëherë në “Transfermarkt” sezonin e shkuar.

tir

Gjithsesi, ngjitja e 24 herë kampionëve në Superiore ka katapultuar Tiranën në tri skuadrat më të vlerësuara të Superiores. Ndonëse ka humbur një vit, afrimet e muajit të fundit kanë bërë që Tirana të vlerësohet rreth 4.8 milionë euro në “Transfermart”. Kjo do të thotë se bardheblutë janë në “Top 3”-shen e superiores si vlerë skuadre. Një ngjitje e madhe në vlerë rreth 1.5 milionë euro brenda një sezoni, duke llogaritur sezonin e fundit, të cilin Tirana e luajti në Kategorinë e Parë. Afrimet e Blazhevskit, Berishës, por edhe afrikanëve kanë bërë që vlera e bardhebluve të rritet shumë në merkato dhe kjo është fitorja e parë e madhe e Tiranës këtë sezon.

Sezoni i shkuar – Tirana ishte një nga ekipet më të shtrenjta në futbollin shqiptar, edhe pse luante vjet në Kategorinë e Parë. Plot 3.3 milionë euro ishte vlera e ekipit bardheblu, ndonëse qëndronte një kategori më poshtë se “piaca” më e madhe në Shqipëri, siç është Kategoria Superiore. Bardheblutë do të mbeten ekipi më i shtrenjtë i gjithë historisë së Kategorisë së Parë dhe të Dytë. 3.3 milionë euro nuk vlente asnjë ekip, për të mos thënë që Tirana vlente sa gjithë grupi ku luajti në Kategorinë e Parë. Më i shtrenjti – Pa dyshim që mes 26 lojtarëve të Tiranës, ekziston futbollisti më i shtren jtë.

Tirana

Ai është Erjon Hoxhallari. Vlera e kartonit të tij vlerësohet 325 mijë euro. Më pas është Erando Karabeci me 275 mijë euro dhe dihen vlerat e kapitenit. Talenti Albi Doka vlerësohet 250 mijë euro, ashtu si edhe i sapoafruari Eni imami. Kartonët e Dorian Kërçikut dhe Asion Dajës kuotohen me 225 mijë euro. Nga të huajt Dejan Blazhevski vlerën e kartonit e ka 300 mijë euro, ndërkohë që Sedat Berisha vlerësohet 250 mijë euro. Konkurrenca – Edhe pse është skuadër që ka ardhur nga Kategoria e Parë, Tirana ia ka dalë të mundë shumë ekipe të tjera në “Transfermart”. Kështu, me vlerën në merkato, ajo është e treta në renditjen e skuadrave më të shtrenjta në Superiore, duke lënë pas Skënderbeun, Luftëtarin, Teutën, Flamurtarin. Bardheblutë humbasin derbin e parë të sezonit, pasi në vlerë janë më pak se Partizani, që mbetet skuadra e dytë më e vlefshme e Superiores me 5.1 milionë euro. Ekipi më i vlefshëm i Kategorisë Superiore kurorëzohet skuadra e Kukësit. Ekipi që luan në Europë vlerësohet 6.38 milionë euro dhe është më shumë se 1 milion euro larg vendit të dytë… Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"