Nga e ardhmja e Alban Hoxhës te aktivizimi i të rinjve, Sormani: Jetoj me presionin brenda vetes sime për t’i fituar të gjitha ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:48


Nga e ardhmja e Alban Hoxhës te aktivizimi i të rinjve, Sormani: Jetoj me presionin brenda vetes sime për t’i fituar të gjitha ndeshjet

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, foli pas triumfit 1-2 në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ku në prononcimin për emisionin “Gol pas Goli”, veç të tjerash foli edhe për portierin Alban Hoxha si dhe për ndërhyrjen e klubit për sa i përket lojtarëve të rinj.

bandicam 2020-06-19 19-11-27-253

VËSHTIRËSIA NDAJ FLAMURTARIT- Po është e vërtetë në fazën ofensive patëm probleme në finalizim, por e rëndësishme ishte fitorja. Një diçka pozitive për mua, ishte zhbllokimi i Bardhit. Lojtar shumë i rëndësishëm që ka arritur të bëjë mirë në gjithë këto ndeshje, por i mungonte goli.

PROBLEMET DHE EUROPA- Duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen tjetër, për të konfirmuar nëse skuadra i ka lënë problemet pas. Ndeshja ndaj Laçit është tepër e rëndësishme.

E ARDHMJA – Unë jetoj me presionin brenda vetes sime për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Ka disa aspektet të rëndësishme në ndeshjen e sotme, siç ishte futja e Hakajt në vendin e Boldor, i bëj komplimentet e mija.

A KA RINOVUAR ALBAN HOXHA? Për këtë pyetje nuk duhet të më pyesni mua, por duhet të flisni me klubin. Për mua Albani mbetet një nga lojtarët kryesor të skuadrës. Unë përqendrohem për ta kthyer sa më shpejt në fushën e lojës, sepse hyn te pjesa e lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër.

A IU NDËRHYJNË DREJTUESIT?  I ndjekim me përpikmëri dhe talentet, po punojmë më tepër me Feratin, Llanajn, Caran. Atyre iu duhen minuta që t’i kemi lojtarë të fituar për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com