Nga Durrësi në Maqedoni, Besa ndan fazën në dy etapa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2022 | 9:25

Nga Durrësi në Maqedoni, Besa ndan fazën në dy etapa

Besa e ka nisur merkaton me “marshin” e pestë. Klubi po nxiton që të kompletojë grupin sa më shpejt dhe të jetë gati për të nisur me pretendime sezonin 2022-2023.

besa

Ashtu si shumica e klubeve të Kategorisë së Parë, pritet që kavajasit të zbresin në fushë në datën 18 korrik. Shtyrja deri në këtë datë është kushtëzuar nga plotësimi i grupit.

Në vetëm 4 ditë siguruan shërbimet e Joni Nurjas, Shaqir Jugut, Frenklin Ntepe, Çinonso Onuh dhe Xheron Osmas. Por ky është vetëm fillimi, pasi surpriza të tjera priten.

Stafi teknik ka planifikuar tashmë edhe fazën përgatitore. Para Gugash Maganit e të besuarve të tij, janë shtruar dy varante. Fillimisht ekipi do të nisë seancat e para në kompleksin “Tropikal”.

Kjo për arsye se tapeti sintetik i aneksit stërvitor të Besës këto ditë korriku është kthyer në një “vullkan” nga i nxehti dhe është e pamundur të punohet aty.

Pas disa ditësh në Durrës, Nexhat Bizhdili u ka ofruar si pistë edhe zhvendosjen në Maqedoninë e Veriut.

Struga ose Ohri mund të jenë destinacioni, por në varësi të numrit të ekipeve që kavajasit mund të gjejë atje. Kjo e gjitha, që trajneri të ketë mundësinë e zhvillimit të sa më shumë miqësoreve.

Në këtë mënyrë, në kampin verdhezi i kanë të qarta hapat në të cilat do të mbështeten edhe pritshmëritë për sezonin e ri.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"