Nga drama familjare te goli në finale, kjo është historia e Ederit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2016 | 12:50

Nga drama familjare te goli në finale, kjo është historia e Ederit

Përpara shënimit të golit që i dhuroi Portugalisë në finalen kundër Francës suksesin e parë historik në një Kampionat Europian, për Eder informacioni ishte i pakët. Sulmuesi ka lindur në një vend në perëndim të Afrikës, Guinea-Bisau, dhe është rritur në një shtëpi fëmijësh.

545913340-eder-of-portugal-celebrates-scoring-the-opening-goal.jpg.CROP.cq5dam_web_1280_1280_jpeg

28- vjeçari zgjodhi të përfaqësojë kombëtaren e Kristiano Ronaldos në vitin 2011. Skepticizmi ishte shumë i madh përreth tij, pasi askush nuk do ta besonte se një sulmues që shënon pak, për të mos thënë aspak gola (si gjatë aventurës te Suonsi), do të vendoste fatin e finales. Mirëpo, Eder ka zgjedhur skenarin më të bukur për të shkruar “filmin” e karrierës së tij.

Eder

Eder

Historia e sulmuesit me prejardhje afrikane nuk përfundon këtu. Gjatë një interviste për një kanal televiziv portugez, ai ka rrëfyer se babai i tij aktualisht po vuan dënimin në një burg në Angli, pasi është dënuar me 16 vite heqje lirie nga autoritetet për vrasjen e njerkës së lojtarit.

Çështja

“Im atë është burgosur që kur kam qenë 12 vjeç. Pas vdekjes së njerkës sime, ai u akuzua për vrasje. Që kur kam filluar të përfitoj të ardhura nga futbolli, pas nënshkrimit të kontratës së parë si profesionist me Akademinë, kam menduar ta vizitoj në burgun anglez. Doja ta bëja këtë udhëtim sa herë që të shkoja me pushime”. Eder ka dy motra dhe nuk ka dashur që të futet shumë në detaje për ngjarje që e ka tronditur në fëmijëri. Ai kujton vetëm se shumë shpejt i ati do të lirohet nga burgu.

Kolegji

Lojtari ka kaluar një fëmijëri të vështirë edhe përpara se të konsumohej drama e madhe brenda familjes. “Shkova në Portugali kur isha 2 vjeç, kështu që nuk e mbaj mend jetën në Guinea-Bisau. Familja ime shkoi në Lisbonë në mënyrë që të jetonim në kushte më të mira dhe të kishim një jetë normale. Babai im jetonte në Portugali, kështu që unë dhe mamaja iu bashkuam”. Më tej ai shtoi: “Gjithmonë luaja futboll në rrugë me fëmijë të tjerë nga kolegji im. Ndihesha shumë i trishtuar dhe topi ishte ngushëllimi im i vetëm. Çdo ditë dhe kudo, nëse kishim një top, ne do të luanim gjithë ditën”.

062715-SOCCER-SC-Braga-forward-Ederzito-Lopes-celebrates-PI.vresize.1200.675.high.13

Më në fund talenti i tij ra në sy dhe ai iu bashkua një akademie vendase. Ai u fut në akademinë e Koimbras të quajtur ADC Ademia, ku talenti i tij u përpunua përpara se të debutonte për portugezët e FC Olivera do Hospital. Në moshën 18-vjeçare Eder nënshkroi kontratën e tij të parë në klubin e Kategorisë së Dytë, Tourizense për një rrogë mujore prej 400 eurosh. Këtë rrogë ai e çonte tek e ëma. Vlera e tij u rrit më pas dhe ekipi i tij i ardhshëm Braga vendosi një klauzolë 30 milionë euro për prishjen e kontratës. Ëndrra e tij e madhe ishte të luante në Angli, por në shkurt të 2013- ës ndodhi fatkeqësia. Ai ishte nën vëzhgimin e shumë ekipeve angleze, kur iu kris ligamenti i gjurit.

Gomis

Në fund, Braga e la të largohej për një shumë më të ulët te Suonsi. Ai nuk arriti të shënonte në sezonin e fundit te britanikët dhe u largua për në Francë i zhgënjyer dhe zemërthyer. Por shënimi i golit në finale mund t’i ketë ndryshuar fatin Ederit, diçka që ai e kishte paralajmëruar vetë në mënyrë profetike në një postim të 14 qershorit, ditën e ndeshjes së parë të Portugalisë në “Euro 2016”. “Vazhdoni më nënvlerësoni”, ishin fjalët e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"