Nga Donald Tramp te Barcelona dhe Reali, ja reagime pas vdekjes së Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 22:32

Nga Donald Tramp te Barcelona dhe Reali, ja reagime pas vdekjes së Kobi Brajant

Vdekja tragjike e legjendës së basketbollit Kobi Brajant, në një aksident me helikopter në Kalabasas të Los Anxhelos, ka bërë që në rrjetin social “Twitter” të vërshojnë një lumë statusesh dhe komente ngushëlluese për njeriu që arrit të shkruante historinë në basketboll.

bryant-reuters-k8wG--620x349@abc

Sportistë, politikanë, këngëtarë dhe shumë personazhe të tjerë janë bërë bashkë, duke u lutur për shpirtin e ish-basketbollistit.

“Basketbollisti i madh Kobi Brajant dhe 3 të tjerë kanë humbur jetë në një aksident me helikopter në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”, shkruan presidenti Donald Tramp.

“Pa fjalë! Një legjendë. Faleminderit për gjithçka keni bërë për këtë sport. Trashëgimi juaj ka kaluar përtej basketbollit” ishte statusi i Mark Markez.

“Jam i tronditur! Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë, botën e basketbollit dhe sportit në përgjithësi.  Prehu në paqe Kobe”, ka shkruar Iker Kasijas.

Bolt Real Barca5

vcbv2. bmnm sdgffh fghghgj3 dgfg3 markez kasijas 15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"