Nga Dinamo e Tiranës te suksesi në Botëror, Daliç shpërthen në lot: Më është dashur të luftoj gjithë jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 23:51

Nga Dinamo e Tiranës te suksesi në Botëror, Daliç shpërthen në lot: Më është dashur të luftoj gjithë jetën

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, është padyshim njeriu që ka meritën kryesure për kualifikimin e ballkanasve në gjysmëfinale. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Dinamos në Shqipëri, ndërsa me besim dhe punë arriti të bëhej një ndër trajnerët më të suksesshëm në botë, duke rikthyer Kroacinë në majat e futbollit Botëror.

dalic

Në fundin e 11-metërshave që i siguruan kroatëve kualifikimin, Daliç ka shpërthyer në lotë. Një arritje madhështore për të dhe për skuadrën e tij. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri ka deklaruar se i është dashur të luftojë gjithë jetën, për të arritur në këto nivele.

“Ne kemi pasur gjithmonë vështirësi, kështu ka qenë edhe jeta ime. Mua më është dashur të luftoj për gjithçka, por nuk jam i vetmi. Urime djemve për këtë luftë të pabesueshme, urime për punën që kanë bërë, e kemi bërë gjithçka për njerëzit tanë, për Kroacinë. Jemi në gjysmëfinale, jemi krenarë edhe për të gjithë njerëzit në Kroaci, kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Ne siguruam edhe dy ndeshje të tjera. Kur erdhëm në Rusi, thashë se do të ishte mëkat të mos shihnim Moskën. Tani do të shkojmë atje dhe të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh trajneri i Kroacisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"