Nga dhoma private për takime, tek rregulli i “pathyeshëm”! Zbulohet plani i tradhtisë së Pike ndaj Shakirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 14:41


Nga dhoma private për takime, tek rregulli i “pathyeshëm”! Zbulohet plani i tradhtisë së Pike ndaj Shakirës

Zherard Pike kishte thurur plane për të tradhtuar Shakirën, në mënyrë që lidhjet e tij jashtëmartesore të mos zbuloheshin as nga paparacët dhe as nga bashkëshortja.

pique shakira

Raportohet se ai kishte planifikuar gjithçka me detaje në mënyrë që askush të mos dyshonte se po bënte një jetë të dyfishtë.

 Sipas programit spanjoll Socialité, vendi i preferuar i futbollistit ishte lokali “La Traviesa”, vend ku përfiltet se punonte e dashura e tij.

Por si ia doli që të mos zbulohej?

 Pretendohet se Pike shkonte në lokal gjithmonë me taksi dhe asnjëherë me ndonjë nga makinat e tij luksoze.

Dhomë private për takime, por pa celular

Futbollisti mësohet se hynte në një derë anësore, ku nuk kishte qarkullim makinash. Ndërsa e dashura e tij hynte nga dera kryesore.

Përveç kësaj, brenda shtëpisë së tij kishte një dhomë të rezervuar me perde të kuqe, në të cilën vetëm ai përcaktonte se kush hynte dhe kush jo.

Në këtë seksion, ftonte vetëm shokët dhe miqtë e tij të ngushtë për festa me modele dhe kishte “një rregull të pathyeshëm: askush s’mund të hynte me celular.”

Përballë këtyre zbulimeve, 35-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime dhe as mohon akuzat që ka tradhtuar këngëtaren, me të cilën kishte dy fëmijë.

      

PANORAMASPORT.AL