Nga dëmtimi i rëndë i Qefalijas te përplasja e Visar Bekajt/ Stadiumi i Egnatias, makth për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 20:10

Nga dëmtimi i rëndë i Qefalijas te përplasja e Visar Bekajt/ Stadiumi i Egnatias, makth për bardheblutë

Në ndeshjen e fazës së parë kur Tirana fitoi edhe më pastër se dje të gjithë e kujtojnë atë rast të përplasjes së futbollistit Ojediran Hamzat të Egnatias me të riun e Tiranës, Klevi Qefalija.

Tirana

Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital dhe mbeti i shtruar për disa ditë në një nga spitalet e kryeqytetit. Dje përsëri incidenti nr.2 ndodhi me portierin Bekaj që u dëmtua në të 86-ën prej një përplasjeje loje me letonezin Eduardo Emsis.

Fillimisht është dukur si një simulim për vonesë të lojës nga portieri mik. Më pas u pa që prej disa minutash duke marrë ndihmën mjekësore, Bekaj ka qenë i detyruar të lërë fushën e lojës.

Mjaftojnë këto dy ngjarje për ta kuptuar se sa “frikë” po sjell për Tiranën luajtja në Rrogozhinë, edhe pse në të dyja rastet e sipërshënuara ia ka dalë të fitojë e të marrë pikët e plota karshi Egnatias, e cila asnjëherë në 11 sfidat e derisotme mes tyre në elitë nuk i është gëzuar qoftë edhe një fitoreje të vetme karshi bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"