Nga Demollari te merkatoja, rrëfimi special i presidentit italian të Dinamos: Jemi në bisedime me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 20:19

Nga Demollari te merkatoja, rrëfimi special i presidentit italian të Dinamos: Jemi në bisedime me…

Presidenti i Dinamos, Marko Pontreli, është optimist dhe beson se skuadra e tij, i ka të gjitha mundësitë për t’u ngjitur në Superiore.

Demollar-Pontreli

Në një rrëfim special për “RTSH”, italian, foli në lidhje me situatën aktuale në klub si dhe për merkaton, duke u shprehur.

“Për mua ky nuk është një bast. Për mua është kënaqësi të kem këtu një ish-lojtar të madh të Dinamos, si Sulejman Demollari, por edhe që kam zgjedhur këta 2 kampionë të mëdhenj që le të themi i njohin të gjithë. Ata kanë ardhur këtu me një mision të veçantë, janë të dy mjaftueshëm profesionistë. Unë kam nevojë për profesionistë.

Kanë vetëm 5-6 ditë që kanë ardhur këtu dhe kanë marrë në dorë drejtimin e skuadrës së Dinamos. Sot kam ardhur për të qëndruar gjithë ditën me skuadrën dhe për të kuptuar se cili është internerari që do të përshkruajmë. Sapo kemi hapur fushatën për përforcime të reja në merkato, duke u mbështetur mbi reflektimin që kemi bërë në këto ndeshjet e fundit.

Unë po merrem personalisht me këtë çështje, duke vënë re se Dinamo ka nevojë për disa përforcime, në disa pika strategjike që do të ishin më të mira për ne, duke pasur parasysh atë që na pret. Jemi në bisedime të vështira me 2 kandidatura. Po punojmë pa ndërprerë për këtë. Shpresoj t’ia arrijmë për më të mirën e këtij grupi që duhet thënë se është i veçantë.

I mundur apo i pamundur, le t’ia lemë kohës t’ia tregojë, për mua, është një mision që duhet përballur ditë pas dite, për mua e pamundur nuk është asgjë. Deri sa bëmë mrekullinë e mbijetesës sezonin e shkuar, gjithçka është e mundur. Kampionatet janë gjithmonë të vështira, mundësitë janë të mëdha”, u shpreh Pontreli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"