Nga dallimi i madh në buxhet mes klubeve te paraqitja dinjitoze e Ballkanit, Daja: Slavia ka luajtur mirë kundër Interit dhe Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 22:15

Nga dallimi i madh në buxhet mes klubeve te paraqitja dinjitoze e Ballkanit, Daja: Slavia ka luajtur mirë kundër Interit dhe Barcelonës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja foli pas ndeshjes ndaj Slavia Pragës. Pavarësisht humbjes 3-2 ndaj çekëve, tekniku nga Tirana u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Ai ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte sot armën më të fortë, atë të posedimit të topit. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Daja ndër të tjera u shpreh:

daja

“Do të thoja se golat që pësuam do të shmangeshin nëse do ta mbanim topin në kontroll sepse kundërshtari pati edhe raste tjera. Arma jonë më e fortë nuk funksionoi. Kjo ishte arsyeja pse shënuam autogol dhe pësuam gola pasi kalonim në avantazh.

Ne duhet të bëjmë analizë të drejtë. Është një skuadër me buxhet shumë më të lartë në raport me ekipin tonë. Cilësinë e ka shumë më të madhe.

Por unë i përgëzoj djemtë për shkak se ndaj një kundërshtari të tillë kemi pasur raste dhe kemi shënuar dy gola. Nëse do të kishim gjithë kontingjentin në dispozicion, do të bënim më mirë. Por, përsëri do të ishte vështirë. Kjo skuadër (Slavia), përveç që luan mirë në aspektin taktik, ka edhe eksperiencën.

Ka luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen, etj. Do të thoja se publiku ishte një motiv më shumë për kundërshtarin sepse 90 minuta ka qenë në mbështetje të tyre. Uroj që me një kundërshtar të fortë në Kosovë të jenë të pranishëm të gjithë sportdashësit, sepse ne po përfaqësojmë edhe Kosovën. Besoj që lojtarët nuk ranë në presion të publikut”, ka thënë Daja

PANORAMASPORT.AL