Nga Dajsinani te Mensah, ja 14 futbollistët që dolën dje në stërvitje me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 18:18

Nga Dajsinani te Mensah, ja 14 futbollistët që dolën dje në stërvitje me Skënderbeun

Skënderbeu nisi ditën e djeshme nga puna për startin e sezonit të ri. Presidenti Ardjan Takaj i besoi “timon” trajnerit Juljan Ahmataj, i cili kërkon të nisë një projekt të rëndësishëm me skuadrën korçare, edhe pse klubi është dënuar me 10 vite përjashtim nga UEFA (3 prej të cilave janë shlyer).

 

Ahmataj

Ahmataj zbriti ditën e djeshme në fushën e blerë, për të nisur këtë aventurë, ndërkohë në dispozicion të teknikut ishin vetëm 14 lojtarë. Emrat e vetëm që spikasnin ishin Dajsinani, Dumfur, Taipi, Mara, Esien, Mensah, Berisha dhe Pusi, ndërkohë që pjesa tjetër ishin lojtarë nga ekipi i të rinjve.

Lojtaret

Pritet që në ditët në vijim, stafi teknik dhe drejtuesit të fillojnë me lëvizjet në merkato dhe ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, e cila duhet theksuar se momentalisht ka boshllëqe të mëdha në të gjitha repartet, kryesisht në mbrojte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"