Nga çudia e Teutës te problemi i madh i Partizanit. Bushi: Tirana, e ndërtuar për kampion. Edhe Vllaznia-Dinamo është derbi sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 23:34

Nga çudia e Teutës te problemi i madh i Partizanit. Bushi: Tirana, e ndërtuar për kampion. Edhe Vllaznia-Dinamo është derbi sepse…

Alban Bushi ka qenë një ndër të ftuarit në “Sport News Plus” në “News 24”, ku ka analizuar ndeshjet e kësaj jave në Superiore. Ai e ka cilësuar fitore me meritë të Tiranës ndaj Teutës, ndërsa ka zbuluar atë që sipas tij është problemi më i madh i Partizanit.

bushi

“Ekipet në Superiore janë të barazuara me njëra-tjetrën e nuk di të them se kush mund të shkëputet se nuk kanë pasur ekipin e plotë. Tiranë e pashë që është ndërtuar për kampion, ka shumë alternativa. Isha skeptik por luajti mirë, se me një ekip tjetër Tirana nuk do i shënonte ato gola. Më bëri çudi Teuta sot se është ekip i lezetshëm se doli kampion me meritë. Ka pasur mbrojtje të fortë, më bëri çudi se ishte e çorganizuar, në çdo moment rrezikonte. Tirana nuk bëri ndonjë lojë, por Teuta i la shumë hapësira mbrapa.

Partizani nuk është se luan keq futboll, mua më pëlqen. Ndeshja ishte e barabartë dhe Kukësi ka klas, gjë që vjen prej trajnerit. Partizani ka lojtarë, edhe të huajt i ka shumë cilësorë. Nuk po dalin te fitorja dhe kjo është për t’u parë. Kanë probleme për mesin e fushës se çahen shumë kollaj, duke lënë një hapësirë të madhe. këtë e kam vënë re në 2-3 ndeshje.

Derbi? Është Tirana favorite se ka disa lojtarë që nuk luajtën shumë e nuk janë të lodhur si Ismajlgeci, Ngo e Seferi s’janë të lodhur. Por derbi është derbi.

Vllaznia-Dinamo, padiskutim edhe kjo është derbi. Se Flamurtari, Vllaznia, Tirana, Partizani e Dinamo janë 5 ekipet që kanë rivalizuar në futbollin shqiptar, nuk ke si të mos e thuash derbi”, tha Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"