Nga Cuculi te Fazliu, ja 7 ishët e Kategorisë Superiore që u shpallën kampionë me Dritën në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 19:37

Nga Cuculi te Fazliu, ja 7 ishët e Kategorisë Superiore që u shpallën kampionë me Dritën në Kosovë

Superliga Kosovare uli ditën e sotme siparin e sezonit 2019-2020, me Dritën kampione. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me rivalët e Gjilanit, teksa duhet theksuar se “intelektualët” e siguruan titullin kampion në javën e parafundit.

dRITA

Plot 7 ish-futbollistë që më herët janë aktivizuar në Kategorinë Superiore, festuan këtë trofe të rëndësishëm. Duke filluar nga portieri Faton Maloku, i cili më herët është aktivizuar te Kukësit, për të vijuar me Ardian Cuculin, Lirim Memën, Erjon Vucajn, Almir Ajzeraj, Astrit Fazliu dhe Izair Emini.

Drita e Gjilanit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"