Nga Crvena Zvezda te Dinamo Brest, Tirana mëson 5 rivalët e parë që mund të përballet në “play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 23:40

Nga Crvena Zvezda te Dinamo Brest, Tirana mëson 5 rivalët e parë që mund të përballet në “play-off”

Kampionët e Tiranës, janë duke pritur qetësisht datën 18 shtator, ku do të mësojnë edhe rivalin që do të përballen në sfidën e vlefshme për “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve.

Tirana Crvena

Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo, janë vetëm 1 hap larg fazës së grupeve. 25 herë kampionët e Shqipërisë, shpresojnë që në fushën e lojës të kenë fatin që patën disa javë më parë në short, teksa goglat i dërguan direkt në “Play-Off”.

Pas përfundimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, Tirana ka mësuar edhe 5 prej 8 kundërshtarëve të mundshëm, që mund të përballet në “Play-Off”-in e Ligës së Europës.

Dinamo Zagreb, Jang Bojs, Karabak, Crvena Zvezda dhe Dinamo Brest, janë 5 skuadrat që nuk mundën të vazhdonin dot aventurën në Champions, teksa pas eliminimit kaluan në “Play-Off”-in e Ligës së Europës.

Padyshim që kampionët e Bjellorusisë, Dinamo Brest, janë rivali më i lehtë në letër për bardheblutë, ndërkorkohë që edhe një përplasje e dytë me Crvena Zvezdën sërish në shtëpi, do të ishte deri diku e pranueshme.

Mes kandidatëve më të mundshme për të qenë në vazon e rivalëve të Tiranës janë Sëlltik, Astana e Ludogorets që kanë koeficientet më të larta. Kujtojmë që bardheblutë mund të përballen vetëm me skuadra kampione.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"