Nga Çelhaka te Rama, ja kush mungon në listën e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 16:27

Nga Çelhaka te Rama, ja kush mungon në listën e Shpresave

Elementët e rinj të gatshëm për të veshur fanellën e ekipit kombëtar, të çdo moshe, janë të shumtë. Si në vendin tonë, ashtu edhe në kampionate të ndryshme nëpër Europë. Për këtë mjafton vetëm pak përkushtim për t’i ndjekur dhe dëshirë për t’i afruar në listë.

shpresat kombetarja u 21

Në listën e ekipit Shpresa për ndeshjen ndaj Kosovës, ka dy portierë nga Kategoria e Parë dhe gjashtë lojtarë nga Kategoria Superiore. Mirëpo, me çfarë po ndodh në kampionatin shqiptar, në listë fare mirë meriton të ishte edhe Jurgen Çelhaka.

celhaka

Mesfushori i datëlindjes 2000, po merr gradualisht minuta te Tirana, në një skuadër ku në repartin e mesfushës ka emra si Idriz Batha, Erando Karabeci, Agustin Torasa, Uinful Kobina e të tjerë. Kësisoj, me 425 minuta në total në ndeshje zyrtare deri më tani dhe një gol të shënuar, mesfushori i bardhebluve duhet të ishte pjesë e ekipit Shpresa.

Capture

Habit jo pak edhe lënia jashtë e Rezart Ramës. Futbollisti i Notingam Forest po bën paraqitje mjaft cilësore. Duke ditur lidhjen që ka pronari i Olimpiakosit me skuadrën angleze, teksa ka pjesë madhore të aksioneve në këtë të fundit, atëherë rreziku që Rama të afrohet nga Greqia është i madh.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"