Nga Bylisi te Skënderbeu dhe tani në Bundesligë, zbulohet skuadra gjermane që kërkon shërbimet e Olainkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:52

Nga Bylisi te Skënderbeu dhe tani në Bundesligë, zbulohet skuadra gjermane që kërkon shërbimet e Olainkës

Piter Olainka është një nga lojtarë e huaj më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, i cili tregoi paraqitje të shkëlqyera me Skënderbeun, me korçarët që e kishin marrë atë nga Bylisi.

olainkaa inter

Këtë sezon nigeriani shkëlqeu në Ligën e Kampionëve me Slavia e Pragës, teksa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me golin e shënuar nga Interit në “San Siro”. Megjithatë tashmë sulmuesi është gati për hapin tjetër të madh dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Bundesligë.

Sipas raportimeve të fundit, në gjurmët e ish-sulmuesit të Skënderbeut është vënë Shtutgarti. Këta të fundit u kthyen këtë sezon në Bundesligë dhe janë në kërkim të një sulmuesi. Olainka është në listën e dëshirave të drejtuesve gjermanë. Për ta lënë të lirë lojtarin Slavia e Pragës kërkon të paktën 4.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"