Nga Brazili në SHBA, sulmi i skuadrës së Kategorisë së Parë nuk flet… shqip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2022 | 0:01

Nga Brazili në SHBA, sulmi i skuadrës së Kategorisë së Parë nuk flet… shqip

Besëlidhja është gati për të nisur Kategorinë e Parë. Pritet garë e ashpër, por kjo nuk i pengon lezhjanët që ta nisin me pretendime madhore sezonin 2022-2023.

BRUKA BESELIDHJA

Ata do të tentojnë ngjiten në elitë dhe është ky shkaku që përmbysën planet e merkatos. Skuadra është pasuruar nga porta në sulm dhe tashmë nuk i mbetet tjetër, veçse të zbresë në fushë dhe përligj investimet. Afrimet ishin të larmishme, duke zgjeruar edhe…gjeografinë.

Nëse deri vjet maksimumin vinin lojtarë nga Serbia, këtë herë janë shtuar brazilianë dhe… amerikanë. Mesfushori Artur da Silva dhe sulmuesi, Icaro Freire Nunes, dhe janë lojtarët që kanë ardhur nga vendi i “sambas” për të përforcuar ofensivën, praj të cilëve priten edhe golat.

Ata kanë bindur gjatë miqësore të verës dhe tashmë pritet vetëm shpërthimi i tyre. Nga SHBA-ja erdhi sulmuesi, Eduart Shehu, një i ri që bindi që në provën e parën. Ka luajtur vetëm dy ndeshje testuese dhe direkt e kaloi “klasën”, ndaj pritet që t’i ofrohet një kontratë. Për të shtuar përvojën mjafton të përmendim emra si Elson Demi, Kledi Dibra dhe Samet Hepaj.

Pas një shkëputjeje, ata zyrtarisht janë kthyer në “bazë” dhe me një mision të qartë: të çojnë lezhjanët drejt “Abissnet Superiore”. Pas së hënës pushim, dje skuadra u rikthye në fushë për të nisur javën anti-Turbinë. Është pikërisht ky kundërshtari i parë për këtë edicion.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"