Nga Brajant të Maradona, kush ishin yjet e sportit që u shuan në 2020-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2021 | 19:24

Nga Brajant të Maradona, kush ishin yjet e sportit që u shuan në 2020-ën

Viti 2020-të do të kujtohet si një vit tepër i mbrapshtë dhe për sportin, ku shumë personalitete u ndanë nga jeta. Më poshtë ju sjellim të gjithë ikonat më të njohura të sporteve që vdiqn në rrethana të ndryshme.
brajant maradona
1 – Kobi Brajant (ish-ylli i NBA-it vdiq në 26 janar në një kodër të Kalifornisë ku helikopteri që transportonte atë dhe vajzën e tij me 7 persona tjerë humbi kontrollin dhe u përplas tragjikisht. Fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk mbijetoiI).

2- Stirling Moa (i konsideruar ‘piloti më i madh i Formula 1 që nuk fitoi kurrë kampionat vdiq në 12 prill të këtij viti pas një sëmundjeje të rëndë. Ai konsiderohet një nga personalitetet e garave automobilistike).

3-Xhek Çarlton (ish-futbollisti i Lids Junajtid dhe Anglisë kampione bote në 1966 vdiq në 10 korrik 2020 nga demencia dhe limfonia. Ai ishte vëllai i legjendës së Mançester Junajtid dhe “Tre Luanëve”, Bobi Çarlton.

4 – Nobi Stajls (ish-mesfushor i Anglisë, kampion bote në 1966-tën vdiq në 30 tetor në moshën  78-vjeçare prej kancerit në prostatë dhe demencisë)

5- Rei Klemens, (ish-portieri i Anglisë dhe Liverpulit vdiq në moshën 72-vjeçare prej kancerit në prostatë. Ai fitoi plot 3 Liga të Kampioneve dhe shumë trofe të tjerë me të kuqtë).

6 – Diego Armando Maradona (lajmi më i trishtueshëm për futbollin në 2020-ën. “Djali i Artë” vdiq pas një infarkti në zemër në moshën 60-vjeçare në 25 nëntor, ndërsa ishte operuar në tru).

7- Papa Buba Diop (ish-futbollisti simbol i Senegalit vdiq në moshën 42-vjeçare në 29 nëntor nga skleroza amitropike).

8- Paolo Rosi (një tjetër lajm i rëndë ishte vdekja në moshën 64-vjeçare të heroit të italianëve në 9 dhjetor të këtij viti në moshën 64-vjeçare prej kancerit në mushkëri. Rosi i dha Italisë Kupën e Botës në vitin 1982 me 6 gola duke fituar dhe “Topin e Artë”).

9- Zherard Hulie (ish-trajneri i  Francës dhe Liverpulit u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare në 14 dhjetor pas një operacioni në zemër).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"