Nga Bonuçi te Van Dajk, ja kush e zëvendëson Ramosin te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 14:29

Nga Bonuçi te Van Dajk, ja kush e zëvendëson Ramosin te Reali

Reali i Madridit po përgatitet për një largim të mundshëm të Serxho Ramosit dhe po mendon për zëvendësuesit e tij. Klubi “Galaktik” ka shënjestruar disa mbrojtës të rëndësishëm në arenën Europiane. Listën e udhëheq David Alaba, por Upamekano, Kulibali dhe të tjerë janë gjithashtu alternativa të besueshme. Edhe Bonuçi është shfaqur sërish në listë, ndërsa Van Dajk mbetet ëndrra e madhe e Florentino Perezit.

Ramos Serxhio

DAVID ALABA – Është emri kryesor dhe më i ëndërruar në javët e fundit. Teorikisht ai është i zgjedhuri nga Reali për merkaton e verës, por edhe klube të tjera si Liverpul apo Çelsi nuk janë dorëzuar për shërbimet e tij. Kontrata e Alabës përfundon në fundin e sezonit ashtu si Ramos. Në moshën 28-vjeçare ai mund të vijë me kosto zero. Mund të luajë në qendër, por edhe në krahun e majtë.

VAN DAJK – Në aspektin sportiv është një opsion joshës. Bashkë me Ramosin janë mbrojtësit më të mirë në botë në vitet e fundit. Sigurisht që nuk është lehtësisht i arritshëm. Liverpuli nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë dhe vlera e tij në treg është shumë e lartë. Bashkë me Meguajërin janë dy mbrojtësit më të shtrenjtë të historisë.

DAJOT UPAMEKANO – Një nga mbrojtësit më të dëshiruar në merkato, për kualitetin, maturinë futbollistike, për moshën dhe të ardhmen. Transferimi i tij do të forconte ndjeshëm mbrojtjen, por problemi është që e kërkojnë disa skuadra në Europë dhe lufta ekonomike është e madhe. Në sezonet e fundit ka shkëlqyer dhe ka treguar se mund të jetë një nga më të mirët në botë.

bonuci

KULIBALI – Një tjetër emër interesant. Kulibali konsiderohet një na mbrojtësit më të mirë në vitet e fundit dhe gjithmonë mendon të largohet nga Napoli. Kurrë nuk ia ka dalë deri tani, por është gati për një tjetër aventurë. Është një opsion për t’u pasur në listë dhe mund të bëhet realitet me kalimin e ditëve.

BONUÇI – Ndoshta është opsioni më i mirë, por kualiteti i tij në sezonet e fundit ka pësuar ulje-ngritje. Ndoshta mund ta ndihmojë Realin që të fitojë kohë. Është 33- vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2024 kur do të mbushë 36 vjeç. Ka eksperiencë dhe ka fituar shumë trofe në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"