Nga Bonuçi te Nejmar, ja blerjet më të bujshme të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 14:39

Nga Bonuçi te Nejmar, ja blerjet më të bujshme të merkatos

Gjatë merkatos së kësaj vere janë vendosur shifra të reja për transfertat e lojtarëve. Teksa në disa shtete merkatoja është mbyllur, francezët e PSG-së vendosën rendin e ri sa u përket shifrave të luajtura për blerjet e lojtarëve.

nejmar

Ata dorëzuan plot 222 milionë euro në klubin katalanas të Barcelonës për yllin brazilian Nejmar, duke shënuar kështu edhe blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Teksa për legjendat e futbollit të viteve ’80-’90 derdheshin disa dhjetëra miliona euro, në ditët e sotme klubet nuk dinë të ndalen, duke shpenzuar disa qindra miliona.

Bonuci Milan

Mirëpo, edhe për disa klube këto qindra miliona duken të pamjaftueshme për lojtarë të caktuar. Këto janë blerjet më të nxehta të merkatos së kësaj vere:

Lukaku

ANGLI

1.Romelu Lukaku Man. Junajtid 85 milionë euro

2.Alvaro Morata Çelsi 65 milionë euro

3.Benxhamin Mendi Man. Siti 57.5 milionë euro

4.Aleksandre Lakazet Arsenal 53 milionë euro

5.Nemanja Matiç Man. Junajtid 44.7 milionë euro

6.Majkëll Kejn Everton 28.5 milionë euro

7.Xhordan Pikford Everton 28.5 milionë euro

8.Keleçi Ihenaço Leiçester 27.7 milionë euro

GJERMANI

1.Korentin Toliso Bajern 41.5 milionë euro

2.Kingsli Koman Bajern 21 milionë euro

3.Niklas Zyle Bajern 20 milionë euro

4.Maksimilian Filip Dortmund 20 milionë euro

5.Nabil Bentaleb Shalke 19 milionë euro

SPANJË

1.Vitolo Atletiko 36 milionë euro

2.Nelson Semedo Barcelona 30.5 milionë euro

3.Teo Hernandez Real Madrid 30 milionë euro

4.Luis Muriel Sevija 20 milionë euro

5.Dani Kebalos Real Madrid 17 milionë euro

ITALI

1.Leonardo Bonuçi Milan 42 milionë euro

2.Federiko Bernardeski Juventus 40 milionë euro

3.Andre Silva Milan 38 milionë euro

4.Andrea Konti Milan 25 milionë euro

5.Matias Veçino Inter 24 milionë euro

6.Milan Shkrinjar Inter 23 milionë euro

7.Hakan Çahanoglu Milan 22 milionë euro

FRANCË

1.Nejmar PSG 222 milionë euro

2.Juri Tilemans Monako 25 milionë euro

3.Ismaila Sar Shtad dë Ren 17 milionë euro

4.Juri Bershish PSG 16 milionë euro

5.Terens Kongolo Monako 15 milionë euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"