Nga Bonuçi te Kutrone, “Djalli” ka forcuar shtyllën kurrizore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 14:03

Nga Bonuçi te Kutrone, “Djalli” ka forcuar shtyllën kurrizore

Ndryshe nga një verë më parë, në këtë që po vjen nuk do të ketë revolucion te Milani. Kjo është thënë shpesh nga vetë Gatuzo, por edhe drejtuesit. Përforcime do të ketë, por në reparte të caktuara dhe me buxhet jo fort të zgjeruar. Prioriteti është një sulmues që garanton gola, por Rino nuk do të refuzonte edhe ndonjë prurje në mesfushë.
bonuci
MBROJTJA– Gjithçka nis me konfirmimin e digës BonuçiRomanjoli, falë të cilëve prapavija e Milanit nën drejtimin e Gatuzos ka treguar soliditet, përjashto finalen e Kupës ndaj Juventusit. Kalabria shënon rritje konstante, në të kundërt pritet të jetë gati Konti që do të ketë lënë pas dëmtimin e dytë në gju. Rikardo Rodrigez në krahun e majtë do të ketë një rival si Ivan Striniç, që duket se nuk do të jetë i vetmi që do t’u bashkohet kuqezinjve. I ardhur nga Sampdoria, kroati shihet si një alternativë e vlefshme në një zonë ku mungojnë mëngjarashët.

Kutrone
MESFUSHA – Ky do të jetë reparti që ndoshta do të ndërhyhet më pak, pasi Kesi, Bilja, Lokateli, e Bonaventura japin garanci të mjaftueshme. Sigurisht afrimi i një alternative, sidomos për afrikanin që ka regjistruar mbi 4 mijë minuta të luajtura.

PORTA DHE SULMI– Në portë, garancia e vetme është ardhja e Pepe Reinës, ndërsa për Donarumën situata është ende e paqartë. Grupit do t’i bashkohet edhe Alesandro Plixari pas sezonit pozitiv si i huazuar te Ternana. Për sa i përket majës së sulmit, i vetmi që është konfirmuar deri më tani nga klubi është Patrik Kutrone, teksa në krahët e tij të sigurt janë Çalhanoglu dhe Suso.

donaruma
Nuk përjashtohet afrimi i ndonjë sulmuesi krahu, sidomos nëse ndonjë klub vendos të shpenzojë 40 milionë euro e klauzolës së spanjollit. Dyshja 62 milionë eurosh, SilvaKaliniç, nuk ka bindur dhe nëse gjenden alternativa të vlefshme, nuk është ndonjë çudi që ata të largohen pas vetëm një sezoni si kuqezinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"