Nga blerja e re e dimrit te dëmtimi i Mbapesë, rrëfehet Nagelsman: Ai dhe PSG-ja po luajnë… blofin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 8:49

Nga blerja e re e dimrit te dëmtimi i Mbapesë, rrëfehet Nagelsman: Ai dhe PSG-ja po luajnë… blofin

Suksesi me “poker” go lash ndaj Maincit u ka rikthyer sërish buzëqeshjen tifozëve të Bajernit, se ata janë aty dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga ai imazh i goleadave nga fillimi i nëntorit të 2022-shit. Ky temp është mbajtur edhe nga trajneri Nagelsman, i cili nuk i ka kursyer fjalët plot mjaltë për ekipin e tij, madje duke specifikuar edhe emra konkretë. Gjithsesi, 35-vjeçari ende nuk jep siguri se dëmtimi i Mbapesë është real dhe se do të luajë në “aktin” e parë të fazës më eliminim direkt në “Parc des Prince”, më datë 14 shkurt.

NAGELSMAN

DËMTIMI I MBAPESË- “Jam i bindur se PSG dhe Mbape po kërkojnë të luajnë blofin ndaj nesh. Nuk e imagjinoj dot se ai nuk do të luajë më 14 shkurt. Impakti i 24-vjeçarit në lojën e tyre është i padiskutueshëm dhe kjo do të jetë shtysë akoma më e madhe përse palët nga kampi i tyre të vendosin që nga minuta e parë Kiliënë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në atë takim, por unë i qëndroj edhe një herë argumentit se ata po aktrojnë dhe kërkoj që preja të jetë e papërgatitur në këtë plan. E pashpjegueshme se klubi i tyre të dalë me deklaratë aq të shpejtë mbi gjendjen e futbollistit kryesor, për më tepër kur e dinë shkallën e vështirësisë në duelin e Champions-it”, theksonte me nota të larta mohimi “arkitekti” i kampionëve në fuqi të Bundesligës mbi një mungesë të mundshme të “goleadorit” transalpin.

REAGIMI- “Kur shikon një ekip që vrapon si i çmendur dhe bën gjithçka për të fituar është ndjenja më e mirë që mund të përjetojë trajneri i tyre. Kjo është pikërisht ajo tablo që m’u dha në formën e dhuratës nga djemtë, pas rinisjes jo të duhur të kampionatit. Loja ofensive është në ADNnë time dhe këtë gjë përpiqem ta përçoj edhe te grupi. Besoj se jemi të aftë të vazhdojmë me të njëjtën linjë edhe në vazhdimësi, pasi potencialet nuk na mungojnë”.

“NDEZJA” E MUSIALËS- “Xhamali shfaqi versionin më të mirë në duelin e fundit, provë se ai mbart peshë tejet të rëndësishme ne skemat tona. Paraqitje e klasit botëror do ta quaja lojën e tij ndaj Maincit. Kontroll fenomenal i topit, hapësirë e krijuar mbi dyshen me tipare të theksuara sulmuese, frymëmarrje për pjesën tjetër të ekipit. Nëse e shikoj edhe gjatë tri ndeshjeve, ku ne nuk ia dolëm të merrnin rezultatin e dëshiruar, puna e 19- vjeçarit është për t’u përgëzuar, ndonëse nuk ia doli të ishte protagonist”, pohonte me ngazëllim kundrejt aftësive të Musialës trajneri gjerman.

DEKLARATA E KOVAÇ- “Do të jetë keqkuptuar nga mediat. Forca e Bajernit në Bundesligë nuk është diçka e re, kështu që rri i qetë”, tha mes buzëqeshjesh Juliani.

FORMA E KANSELOS- “I shkëlqyer do të ishte epiteti i duhur për të përkufizuar debutimin e tij. Abicaia e luzitanit më gëzon pa masë, pasi nënkupton urinë e madhe që ai tregon në fushë. Përvoja e tij do të shërbejë si aset shtesë në shërbim të ekipit, pasi kontributi i çdo lojtari merr vlerë kur flitet rreth sukseseve”.

TË LËNDUARIT- “Sadio po vazhdon me fazën e riaftësimit, pas 3 javësh do të jetë në fushë, ndërsa me Nojerin komunikoj shpesh dhe më tregon me hapat e ndërmarrë. Mazraui gjithashtu u kthye në kampin stërvitor, ku po praktikohet me ushtrime të lehta fitnesi”, përfundoi trajneri i gjigantëve nga Mynihu.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"