Nga bilanci te ish-ët, mësoni statistikat më interesante te derbit Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 11:01

Nga bilanci te ish-ët, mësoni statistikat më interesante te derbit Partizani-Tirana

Partizani dhe Tirana do të ndeshen në javën e gjashtë të Superiores, me derbin e kryeqytetit që do të luhet në “Air Albania”, të dielën e 2 tetorit, në orën 19:00. “Panorama Sport” ju sjell statistikat më të veçanta të historisë së derbit.

PARTIZANI TIRANA

NDESHJET – 166 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2022 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 68 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 46 fitore. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 225 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 181 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi: Sfidën e fundit e hapi Skuka me atë realizim spektakolar me roveshatë në minutën e 21-të, por Tirana barazoi fillimisht me Seferin në të 27-tën dhe vulosi fitoren me perlën e Totres në të 47-ën, duke siguruar edhe matematikisht titullin kampion të 26-të në histori.

DIFERENCA – 31 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 PartizaniTirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/ 04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/ 11/18 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/20 Tirana-Partizani 0- 0); 21/01/21 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13/05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/2022 TiranaPartizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2;

ISH-ët – Engjëll Hoti ishte një nga transferimet më të bujshme të Partizanit në verë, jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe faktin se kaloi nga Tirana te Partizani. Ndërkohë, një tjetër “ish” i kësaj sfide është Ardit Hila, i cili ishte pjesë e Partizanit sezonin 2018-19, kur u shpallën kampionë. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, njihet gjithashtu për karrierën e tij te Partizani si futbollist. Gjithashtu zëvendëstrajneri i bardhebluve, Karapici dhe drejtori Osmani, kanë të shkuar si futbollist me Partizanin.

HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"