Çfarë mund të ndodhë…?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 19:43

Çfarë mund të ndodhë…?

BESNIK DIZDARI

Besnik-Dizdari

Më normalja që mund të ndodhë është që sportklub Tirana të shpallet kampione, për arkivin tim, për herë të 27-të. Mandej mund të ndodhë që KF Kukësi të bëhet nënkampion i Shqipërisë për herë të 6-të. Mund të ndodhë që mbas 15 vjetëve, Flamurtari të zbresë në Kategorinë e Dytë (dihet që kjo nuk është Kategoria e Parë) dhe që Luftëtari i Gjirokastrës të pësojë po këtë mbas 4 vjetëve. Mund të ndodhë, ndërkaq, që të bjerë brenda dy vjetëve për herë të dytë edhe Vllaznia e Shkodrës, edhe pse mund të jetë midis 8 skuadrave më të para të Shqipërisë. Kësisoj, sepse kështu kanë dëshirë jo bashkësia e futbollit tonë kombëtar, por drejtuesit e tij: të përjashtojnë sa më shumë që të jetë e mundur qytetet kryesore të futbollit të Shqipërisë.

Sigurisht këto rënie do të ndodhin nëse do ta lejojmë Federatën Shqiptare të Futbollit që të mos e anulojë këtë organizim të prapambetur dhe të pafrytshëm të kampionatit. Nuk do të zgjatem këtu me temën e madhe të shtimit të skuadrave të kampionatit. Këtë do të përpiqem ta përimtoj, madje me propozime konkrete, në një shkrim pak të mëvonshëm…

Ndërkaq, nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje disi të nxituar pyetjes se çfarë mund të ndodhë, duke mbetur vetëm te parashikime të këtushme të verdikteve të mundshme të këtij kampionati.

Një gjë ta thotë logjika, megjithatë: që me 9 pikë epërsi 6 javë përpara përfundimit të kampionatit, humbja e titullit nga sportklub Tirana, do të ishte një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të bujshme në historinë e kampionatit të Shqipërisë. Unë, për vete, nuk e lidh këtë me ambicien që na thotë se meqë SK Tirana mbush 100 vjet, duhet të jetë ajo kampione kur shoh se “Një gjë ta thotë logjika, megjithatë: që me 9 pikë epërsi 6 javë përpara përfundimit të kampionatit, humbja e titullit nga sportklub Tirana do të ishte një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të bujshme në historinë e kampionatit të Shqipërisë. Unë, për vete, nuk e lidh këtë me ambicien që na thotë se meqë SK Tirana mbush 100 vjet, duhet të jetë ajo kampione kur shoh se përveç 9 pikëve epërsi, SK Tirana duhet ta fitojë titullin ngaqë ka kryesuar 12 herë”. përveç 9 pikëve epërsi, SK Tirana duhet ta fitojë titullin ngaqë ka kryesuar 12 herë. Madje, 8 herë rresht në 8 javët e fundit. Dhe as ngaqë ka fituar 19 nga 30 ndeshjet. Përveç këtyre treguesve, them se titulli mund t’i takojë asaj edhe ngaqë është skuadra më e qëndrueshme në formacion: plot nja 9 lojtarë të saj (I.Lika, Hoxhallari, Batha, Torasa, Kale, Kobinah, Çelhaka, Ngo, Vangjeli) thuajse nuk kanë lëvizur nga 11-shi i parë. Por, edhe sepse shënuesit e 59 golave të saj nuk kanë mirëfilli një kryeshënues, por janë të shpërndarë në nja katër a pesë emra, çka do të thotë se nuk është e lehtë t’ia zbulosh kryeshënuesin.tIRANA-KUKESI

Ndonëse për një çast, kjo qëndrueshmëri mund edhe të lëkundet kur kujton se ka ndërruar tre trajnerë gjatë rrugës: Mema, Ahmataj, Egbo, çka bie poshtë shpejt edhe kjo mëdyshje, ngaqë në 15 javë trajnerit të fundit, Emanuel Egbo, nuk i ka dalë një konkurrent për ta rrëzuar. Sepse, dihet, që në këtë kampionat të brishtë të Shqipërisë, rrëzimi i trajnerëve është një modë e keqe që nxitet fort, e udhëhequr prej retorikës së gazetarisë televizive.

Sigurisht përveç këtyre që u thanë, në kampionatin e Shqipërisë mund të ndodhin edhe befasina. Kryesuesja SK Tirana ndodhet para tri ndeshjeve që dikur ne i quanim beteja. Radhazi do të kemi Skënderbeu- SK Tirana, SK Tirana-KF Kukësi dhe Partizani-SK Tirana. Sigurimi para kohe i titullit tiranas fshihet në rezultatet e këtyre tri “betejave”. 26 herë kampionia do të ndodhet përballë intrigave, kundërshtimeve, vendosmërive tejet të paparashikueshme për ta rrëzuar. Duke shpresuar se shtypi nuk do t’i japë përmasat “historike” artificiale të paraeuforisë propagandistike ndeshjes Partizani-SK Tirana, çka siç e kam argumentuar me kohë, nuk mendoj se mund të quhet “derbi”, them se dy ndeshjet e para, këto me skuadrën korçare dhe atë kuksiane, do të jenë vendimtaret. Mandej, nëse SK Tirana nuk lëkundet, do të mund të merremi me garën e vendit të dytë apo të tretë e ndoshta paksa edhe me atë të vendit të 8-të.

Kampionati mund të shfaqet ashtu si deri tash, duke e thelluar rekordin vlonjat të 21 humbjeve si dhe atë të vetëm 1 fitoreje në 30 ndeshje. Ose, edhe atë të vetëm 2 fitoreve të Luftëtarit, të cilat po të mbesin kaq pak, do të jenë ndër shifrat më “diskredituese” në historinë e të gjitha kampionateve shqiptare.

Nuk dimë, ndërkaq, nëse në fund të kampionatit mund të ndodhë që vendin e 4-t ta ketë për shembull Skënderbeu – një skuadër kjo me golavarazh pësues 34- 38! Kjo do të përbënte një rekord europian të llojit.bylis skenderbeu

Duke kërkuar, ndërkohë, të mbërrish te befasitë e mundshme, vetvetiu kthehesh mbrapa te shembulli i Partizanit – kampioni në fuqi, i cili edhe pse ka kryesuar 6 herë, ka rënë përfundimisht në javën 15 për shkak të humbjes 1- 2 me SK Tiranën. Kësisoj, pa mundur ta marrë veten assesi, ai gjendet në vendin e 6-të – në dukje një lloj “mesi i artë” duke hyrë midis Teutës dhe Bylisit, por që për fatin e tij të mirë, duke iu larguar thuajse rrufeshëm vendit të 8-të kritik. Ka mundësi që kështu ai të mund të ketë edhe një garë befasuese për vendin e tretë, diku midis KF Laçit, Skënderbeut, Teutës. Mirëpo, nuk mund të harrojmë se befasia tjetër mund të jetë KF Laçi, i cili sapo sfidoi skuadrën e Kukësit, duke ëndërruar pikërisht edhe ai “titullin” e nënkampionit që për të do të ishte për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Vërtet? Mirëpo, ta do mendja se KF Kukësi nuk do të tregohet aq naiv për të lëshuar deri këtu.

Këtu merr fund ky editorial i shpejtë për kampionatin e 90-vjetorit të tij për Shqipërinë, duke u habitur paksa me rritjen e numrit të golave, që shkuan në plot 370, me mesataren 2.46 për ndeshje. Nuk është tregues cilësie i lartë, megjithatë. Më tepër se kaq, është tregues i mungesave të stërvitjeve të skuadrave për muaj të tanë. Le të presim tash se çka do të ndodhë më tej me këtë kampionat shqiptar, edhe ai si në gjithë Europën, pa spektatorë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"