Nga Bernardeski te Fenomeni Ronaldo, kur hakmarrja është e ëmbël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 21:27

Nga Bernardeski te Fenomeni Ronaldo, kur hakmarrja është e ëmbël

Ai i Federiko Bernardeskit është vetëm rasti i fundit kur një futbollist shënon ndaj ish-skuadrës së tij. Çdo histori ka karakteristikat, arsyet dhe pasojat e saj, sidomos për lojtarët që janë rritur në një klub dhe, më pas, veshin fanellën e rivalit historik.

bernardeski higuain

Numri 33 bardhezi shënoi një gol ndaj Fiorentinës, që i vlen një emër në listën e “kthimeve të hidhura”.

PIPITA – Duke kaluar nga një bardhezi te një tjetër, rasti i Gonzalo Higuainit është i ngjashëm me atë të Bernardeskit.

Largimi i argjentinasit u përkufizua si tradhti e pastër nga tifozët e Napolit, të cilët, sa herë e kanë kundër, i dhurojnë ofendime dhe vërshëllima pa fund.

higuain

Pipita është përgjigjur gjithmonë me gjuhën e vetme që njeh, atë golit. Rrjetën e fundit pikërisht ndaj ish-skuadrës, Higuain e ka shënuar dhjetorin e kaluar, teksa festa e bomberit (që bënte sikur kërkonte presidentin De Laurentis në tribunë) acaroi Lorenco Insinjen.

higuain

“ROMANËT” – Juventinët e sipërpërmendur nuk janë të vetmit që janë “hakmarrë” me të kaluarat e tyre. Një tjetër “ish” është Matia Destro, i cili duke i shënuar Romës me fanellën e Bolonjës, festonte si i çmendur.

Goli në fjalë vlejti një barazim, teksa festa e lojtarit u cilësua si e paçmueshme.

osvaldo_roma_parma_mitraglia_ansa

Tifozët verdhekuq kanë “shijuar” edhe hakmarrjen e Daniel Osvaldos, i cili, më 11 maj të 2014 shënoi pikërisht ndaj Romës (ekipi që la për Juven) golin që për bardhezinjtë do të vlente si një hipotekë mbi titullin e katërt radhazi.

Festa e argjentinasit me duart te veshët irritoi tifozët kryeqytetas, që nuk ia falën gjestin dhe e masakruan me ofendime në rrjetet sociale.

Osvaldo2

IKARDI – Nëse Osvaldo e përdori në një rast, festa me duart te veshët është “pronë” e Mauro Ikardit. Më shumë se sa kalimin tek Interi, tifozët e Sampdorias nuk ia falën kurrë tradhtinë që internisti i bëri Maksi Lopezit, njeriu që i kishte hapur dyert e shtëpisë kur kapiteni zikaltër ishte thjesht një talent që premtonte shumë.

ikardi

Më 13 prill 2014, Maurito rikthehet në Xhenovë dhe injorohet nga Maksi që nuk i jep dorën përpara ndeshjes. Ikardi mban shënim ofendimin dhe vërshëllimat e publikut në “Marasi” dhe merr shpagim me një dopietë të shoqëruar me festë poshtë tifozëve vendës.

Ikardi

LACIO NUK FAL – Te Lacio nuk u mirëprit kalimi i Hernanes tek Interi. Rikthimi në Romë nuk ishte mbresëlënës për brazilianin.

Duke qëndruar te tifozët bardhekaltër, është ende i freskët goli i Goran Pandev, i cili i shënoi pikërisht ish-skuadrës një javë më parë me fanellën e Xhenoas. Gëzimi i maqedonasit ishte i madh dhe ai nuk bëri asgjë për ta fshehur. Tifozët laciale ndoshta presin ende ndjesën…

Pandev.Genoa.2016.17.750x450

ISH-ZIKALTËR – Edhe Interi ka pësuar disa thika pas shpine. Fillimisht me Ronaldon, i cili në 2007-tën jo vetëm që veshi fanellën e armiqve të përbetuar të Milanit, por “guxoi” edhe të shënonte kundër zikaltërve duke festuar me duart te veshët.

Mërzia për interistët ishte e dyfishtë, pasi përveç golit, nuk i kishin falur ende transferimin drejt Realit të Madridit. Për fat, festa e “Fenomenit” zgjati pak, pasi Interi e fitoi ndeshjen 2-1.

hqdefault

Një tjetër ish-zikaltër që kapërceu Naviljon për të veshur fanellën e Milanit ishte edhe Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi, në nëntor të 2010-ës, shënoi në derbi, pavarësisht se Hulio Sezar u mundua ta hutonte duke i nxjerrë gjuhën. Epike festa e gjigantit nga Malmo, i cili hapi krahët poshtë tribunës së ultrasve interistë.

maxresdefault

JASHTË ITALISË – Edhe pjesa tjetër e Europës krenohet me festat e ish-ëve si Robin Van Persi apo Luis Figo. Holandezi, në nëntor të 2013- ës, vendoste Mançester Junajtid-Arsenal dhe festoi pa frena me “Djajtë”, teksa deri pak muaj më parë kishte qenë një idhull në Londër.

Manchester-United-v-Arsenal-Premier-League

I paharrueshëm edhe rikthimi në Barcelonë i Luis Figos me fanellën e Realit. Portugezi shënon dhe feston i përqafuar nga tifozët madrilenë.

117609

Një vit më pas, në “El Classico”, e falënderojnë me një kokë derri të hedhur në fushën e lojës.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"