Nga Benzema te Haland, ja çfarë zbulon Ançeloti përpara sfidës së fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 14:11

Nga Benzema te Haland, ja çfarë zbulon Ançeloti përpara sfidës së fundjavës

Trajneri i Real Madridit Karlo Ançeloti ka dhënë një konferencë për mediat në prag të ndeshjes kundër Getafes.

aNCELOTI bENZEMA

Ai është shprehur se vitin e kaluar humbën dhe kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë.

Trajneri i “Los Blancos” ka zbuluar se Benzema mund të mungojë për shkak se është i lodhur pas ndeshjeve të fundit.

“Duhet të nxjerrim më të mirën pavarësisht vështirësive. Vitin e kaluar humbëm në këtë fushë dhe ata nuk e nisën mirë sezonin, por po rikuperohen. Ata kanë intensitet dhe organizim të mirë, nuk do të jetë e lehtë. Benzema ka luajtur dy ndeshje radhazi pas një muaji mungesë, është pak i lodhur, por nuk përjashtohet që të luajë nesër”, tha Ançeloti.

Ndër të tjera ai foli edhe për gjendjen e portierit Kurtua, rinovimin e Kros madje edhe për thashethemet që Haland mund të transferohet në Madrid.

“Tibo Kurtua po përmirësohet, do të shohim nëse do të jetë në Varshavë. Me Barçën do të kthehet me siguri. Kros ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë dhe nuk e ndjen presionin. Rinovimi varet nga ai, nëse ai dëshiron, ne do të jemi të lumtur. Për sa i përket norvegjezit nuk dua të flas për të”, është shprehur në përfundim të konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"